• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëri i Amerikës, takimi Rama-Basha në pikëpyetje

admin by admin
8 April, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Zëri i Amerikës, takimi Rama-Basha në pikëpyetje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Armand Mero

Në Shqipëri, drejtuesit e dy forcave kryesore politike, kryeministri dhe kryetari socialist Edi Rama dhe kryetari i Partisë demokratike dhe udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha, pranuan mbrëmë se kanë nisur kontaktet për mbajtjen e një takimi që synon zgjidhjen e krizës politike e cila mban prej 7 javësh në protestë të djathtën. Nga ana e tij kryetari i parlamentit Ilir Meta bëri thirrje që secila palë të lëshojë diçka në të mirë të arritjes së një marrëveshjeje që do t’i garantonte vendit zgjedhje të pranuara nga të gjithë palët. Të tre figurat qëndrore të politikës shqiptare u shfaqën të enjtenparalelisht në tre televizione shqiptare.

Pavarësisht vullnetit të shprehur nga palët për nisjen e një dialogu ai duket i vdekur që në lindje. Kryeministri Edi Rama hoqi dorë nga kushti i mëparshëm se nuk mund të bisedonte për një qeveri teknike apo datën e zgjedhjeve, duke u shprehur në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në Neës 24 se “unë kam rënë dakord të ulemi në tavolinë pa kushte. Ti vënë ata pikat e axhendës së diskutimeve, ata kanë kërkuar të vendosin qeverinë teknike dhe datën e zgjedhjeve. Unë kam rënë dakord. Pres orën dhe vendin”, deklaroi zoti Rama.

Por nga studio e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i opozitës Basha tha se ka kërkuar “një takim të përgatitur sepse kriza është e rëndë dhe kërkon vullnet të vërtetë. Stafi im është mandatuar për të përgatitur takimin ndërkohë që nga stafi i Ramës ende nuk është mandatuar dikush. Jo thjesht të shkojmë aty, secili të thotë ato që ka në mendje dhe pastaj të bëjmë disa fotografi e disa filmime. Kjo është fasadë. Unë jam shprehur që prej ditës së parë se koha e fasadave i takon republikës së vjetër”.

Zoti Rama nga ana tjetër u përgjigj duke nënvizuar dhe një herë se ai është i gatshëm të shkojë në një takim ku rendi i ditës së bisedimeve të jetë i përgatitur nga Partia Demokratike. “Personat teknikë futen më pas në lojë, nëse mes palëve ka dakordësi për disa çështje”, theksoi kryeministri.

Por sipas zotit Basha “takimi duhet bërë për të përcaktuar modalitetet se si do të biem dakord për qeverinë teknike. Dy rrugë ka si zgjidhet kjo, njëra është rruga e dialogut politik për qeveri teknike, me anë të së cilës ne do u mundësojmë të gjithë shqiptarëve të votojnë të lirë, të pakërcënuar. Rruga tjetër është rruga e përballjes me qytetarët. Rruga tjetër nëqoftëse nuk ka dialog politik për këtë, është rruga e përballjes qytetare që ka nisur në 18 Shkurt dhe nuk do të ndalojë deri sa të realizojmë qëllimin që kemi. Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm me një qeveri teknike”, u shpreh zoti Basha. Sipas tij kryeministri duke u shprehur i hapur për dialog po bën vetëm propagandë. “Hilja është, PO, jam i hapur të diskutoj për qeverinë teknike. Në këtë moment ftesa është, urdhëro atëherë, ta përgatisim që të mos dalim atje e të bëjmë shfaqje. Ta përgatisim, si e mendon pala juaj krijimin e qeverisë teknike, si e mendon pala jonë dhe si do ta strukturojmë dialogun për të arritur një marëveshje për këtë çështje. Kjo është mënyra normale. Gatishmëria e Ramës për dialog është hipokrizi sepse nuk kemi për cfarë të ulemi përveçse të përcaktojmë modalitetet e qeverisë teknike”.

Nga studioja e emisionit “Arena” të Dritan Hilës në Ora Neës, kryetari i LSI-së Ilir Meta theksoi se “kjo situatë kërkon që të gjithë të lëshojnë diçka. Edhe opozita duhet të lëshojë diçka, sepse ndoshta është e vështirë të realizohen të gjitha kërkesat e saj dhe nuk duhet ta personalizojë këtë çështje, se do të ikë z. Rama, do të ikë ky, do të ikë ai. Rëndësi ka të bëhen zgjedhje, të merret garanci maksimale për zgjedhjet nga ana e opozitës, të garantohet pjesëmarrja e tyre në parlament, votimi i reformave që janë në proces e kështu me radhë. Së dyti, edhe nga maxhoranca duhet të ketë lëshime”. Zoti Meta u shfaq me qëndrime më pak të prera se ato të së hënës së kaluar kur foli për nevojën e një “Qeverie besimi” në të cilën, për të qenë kryeministër, zoti Rama duhet të punonte që t’i jepte besim opozitës për zgjedhje”. Mbrëmë zoti Meta shpjegoi se “thelbi i propozimit të LSI-së ishte ky: qeveri besimi nuk do të thotë që patjetër duhet të ikë kjo qeveri dhe të vijë një qeveri tjetër. Qeveri besimi do të thotë: nëse kjo qeveri jep garanci dhe besim për zgjedhjet duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës…” dhe pyetjes nëse e shikonte me Kryeministër Ramën këtë qeveri?, ai u përgjigj: “Patjetër!”.

Qëndrimi i së hënës i LSI-së, ku ajo gjithashtu paralajmëronte se nuk do të hynte në një proces zgjedhor farsë pa opozitën, u pa si një shenjë tradhëtie nga socialistët, ndonëse kryeministri Rama mbajti një pozicion të qetë. Mbrëmë ai u shpreh se “Ilir Meta po bën një përpjekje, siç është në natyrën dhe filozofinë e tij, për të stimuluar zgjidhjen e krizës. Për mua e ka gabim që synon të stimulojë zgjidhjen e krizës duke i dhënë oksigjen Çadrës, se kështu bën që ata të shpresojnë se LSI-ja do të vijë në çadër. Po nuk është ky qëllimi i Ilir Metës”.

Por zoti Meta nga ana e tij u përgjigj për këtë deklaratë të zotit Rama se “mendoj që PD-në e motivon në çadër dhe në kërkesat e saj çdo sjellje arrogante nga ana e maxhorancës dhe në këtë drejtim unë shpresoj që të ketë një rritje të përgjegjshmërisë për dialog dhe për të dhënë garanci maksimale për zgjedhjet e lira, pasi ky është në interes, në radhë të parë, të maxhorancës, sepse përgjegjësia për zgjedhje në radhë të parë është e maxhorancës”. Zoti Meta u shfaq me tone më të moderuara edhe lidhur me të ardhmen e koalicionit ndërsa tha se “duhet t’i japim garancitë e duhura opozitës, sepse përndryshe do të vëmë në pikëpyetje jo vetëm legjitimitetin e institucioneve, por do të vëmë në pikëpyetje legjitimitetin e një pushteti që ky koalicion mendon se mund ta rikonfirmojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si dhe do të vëmë në pikëpyetje të gjitha reformat e tjera”.

Orët e ardhshme duket se do të jenë intensive, edhe sepse ditën e hënë skadon afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 18 qershorit, dhe janë të paktën 20 forca politike të opozitës, të cilat nuk janë përfshirë ende në proces.

Previous Post

Licenca, tani edhe për mësuesit

Next Post

Oerd Bylykbashi, ftesë zyrtare Kryeministrit për tu takuar me kreun e PD

admin

admin

Next Post
Oerd Bylykbashi, ftesë zyrtare Kryeministrit për tu takuar me kreun e PD

Oerd Bylykbashi, ftesë zyrtare Kryeministrit për tu takuar me kreun e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.