UPDATED/Sasia e kanabisit të kapur sot në Përmet është edhe më e madhe se sa mendohej. Të paktën 12 ton kanabis e futur në thasë ishte sasia e gjetur në magazinë.
Kjo është edhe sasia më e madhe e kanabisit të jetë zbuluar në një ndërtesë të vetme. Droga u kap pas një operacioni ku u përfshinë reparte të ndryshme policore. Në aksion morën pjesë grupe policore të Gjirokastrës dhe Përmetit, Forca e Posacme operacionale dhe grupe të shërbimit sekret të policisë SHCBA











