• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Licenca, tani edhe për mësuesit

admin by admin
8 April, 2017
in Ekonomia
0
Licenca, tani edhe për mësuesit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një projektligj i ri synon të rregullojë mësuesinë përmes një procesi certifikimi dhe licencimi. Kritere të reja për stafet drejtuese të shkollave dhe mësuesve në sistemin parauniversitar.
Si në çdo sektor, edhe në atë arsimor, qeveritë ndër vite kanë eksperimentuar me modelet, duke ofruar një miks në sistem që në finale nuk ka prodhuar forcë pune në përshtatje me kërkesat e tregut.
Por së fundi, Ministria e Arsimit ka ndërmarrë një nismë të re ligjore, e cila synon të sjellë modelin e certifikimit në sistemin arsimor. Ndryshimet propozojnë se drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave nuk do të mund të jenë të tillë vetëm nëse janë certifikuar paraprakisht. Kështu do të veprohet edhe me mësuesit që nuk kanë arsimin përkatës në përputhje me lëndën që japin. Projektligji, që tashmë është në fazën e konsultimit publik, lejon çdo person që ka përfunduar studimet e larta që të japë provimin e mësuesisë. Pas marrjes së licencës, personi i interesuar mund të ushtrojë profesionin e mësuesit, por jo me kontratë definitive.
Koncepti i licencës tani po përfshin të gjitha profesionet. Disa vite më parë, në skemë u përshi infermieria, e cila rregullohet me një urdhër të posaçëm dhe një licencë e cila duhet të rikonfirmohet një herë në pesë vjet.
Projektligji për disa shtesa e ndryshime në ligjin e sistemit arsimor parauniversitar ka në themel përmirësimin e kritereve dhe standardeve profesionale të lidershipit të institucioneve shkollore. Përmes projektligjit, propozohet që drejtori dhe nëndrejtori i institucionit shkollor të kenë aftësi dhe kompetenca të certifikuara profesionale për drejtimin dhe administrimin e institucionit shkollor.
Kandidati për drejtor dhe nëndrejtor i institucionit arsimor duhet të ketë të paktën kategorinë “mësues i kualifikuar” dhe të jetë i certifikuar për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor. Organizimi dhe zhvillimi i procesit të certifikimit të drejtuesve të institucionit arsimor, përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Drejtuesi i institucionit arsimor nuk mund të jetë anëtar i forumeve drejtuese të partive politike.”, përcakton projektligji i ri.
Ndryshimet ligjore, veç të tjerash, synojnë të rrisin efektivitetin e shërbimit psiko-social në institucionet shkollore. Përmes projektligjit mundësohet mbështetja e nxënësve me shërbime jo vetëm nga psikologu, por edhe nga punonjësi social. Ministria e Arsimit sqaron se, duke zgjeruar dimensionin e shërbimit psiko-social në shkollë me dy punonjës, psikolog dhe punonjës social, krijohet mundësia konkrete e mbështetjes dhe zhvillimit të cilësisë së shërbimit arsimor që përfitojnë nxënësit.

Profesioni i mësuesit, sipas projektligjit të ri

1. Mësuesi për arsimin parashkollor duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë, “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor;
2. Mësuesi për arsimin fillor duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë, “Bachelor”, dhe diplomë të ciklit të dytë “Master profesional”, që formon mësues të arsimit fillor.
3. Mësuesi për arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë, “Bachelor” në fushën/lëndët e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë dhe diplomë të ciklit të dytë “Master” me 120 ECTS në fushën/lëndën që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë.
4. Mësuesi i shkollavetë arsimit të orientuar për lëndë të profilit, specialitetit dhe mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara, duhet të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë përkatësisht në fushën e edukimit dhe të pedagogjisë së specializuar.
5. Profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë që zotërojnë diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë, ose diplomë universitare me kohëzgjatje së paku 4 vite akademike të ngjashme ose të përafërta me fushën/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar. Diplomat e njëvlershme, diplomat e ngjashme ose të përafërta me diplomat e sipërpërmendura të këtij neni, në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, përcaktohen me udhëzim të ministrit.

6. Mësuesi i arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i shkollave profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesit me diplomat të ngjashme ose të përafërta me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, ushtron profesionin pasi të ketë kryer me sukses praktikën profesionale dhe të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. monitor.al

Previous Post

Cilët janë 100 punëdhënësit më të mëdhenj, alarmi që vjen nga Call Centers

Next Post

Zëri i Amerikës, takimi Rama-Basha në pikëpyetje

admin

admin

Next Post
Zëri i Amerikës, takimi Rama-Basha në pikëpyetje

Zëri i Amerikës, takimi Rama-Basha në pikëpyetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.