• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GJIRI I LALZIT/ Drogë drejt Italisë, 7 në pranga, ja kush janë

admin by admin
8 April, 2017
in Kronika
0
GJIRI I LALZIT/ Drogë drejt Italisë, 7 në pranga, ja kush janë

Foto ilustruese

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup prej 7 vetash është zbuluar nga hetimi i zyrtarëve të akuzës në Tiranë dhe Lece . Ata dyshoheshin se trafikonin lëndë narkotike kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, nëpërmjet mjeteve lundruese skaf, me pikënisje zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës dhe destinacion brigjet italiane. Deri në këtë fazë të hetimit, të paktën 7 persona, nga të cilët 5 shqiptarë dhe 2 italianë, janë ndaluar mesnatën ndërmjet të premtes dhe së shtunës, me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në kuadër të këtij hetimi të përbashkët.

HETIMET E PROKURORISE

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Eduart Sallaku është në krye të këtij grupi kriminal, në rolin e organizatorit të trafikimit të lëndës narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit. Gjatë hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit italianë Gianfranco Maiorano (me precedente penal në shtetit Italian, më shumë se një herë) dhe Donato Carlucci, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të trafikuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se shtetasi Eduart Sallaku, në dt. 05.04.2017 është afruar në këmbë pranë bregut të detit dhe ka hipur në skafin në pronësi të shtetasit Lazër Lazri. Të dy kanë pritur ardhjen e një tjetër skafi, të nisur nga Italia, në bordin e së cilit gjendeshin dy shtetasit italianë. Lazër Lazri është kontaktuar nga shtetasi Vitor Brahja, me qëllim që të ndihmonte në transportimin e lëndës narkotike nga brendësia e pyllit për në bordin e skafit të tij dhe, më tej, ta transportonte në skafin e shtetasve italianë më në brendësi të detit.

Për realizimin e qëllimit kriminal, shtetasi Vitor Brahja ka kontaktuar me dy nipërit e tij shtetasin Jurgen Brahja dhe Gjon Brahja, të cilët, përveç ndihmës në ngarkimin e lëndës narkotike, do të monitoronin dhe zonën përreth për të sinjalizuar më pas Eduart Sallakun për prezencën e forcave policore. Veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndiqeshin në terren nga ana e forcave policore të Kufirit, Durrës. Në bazë të ndjekjes hetimore, rezultoi se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal pikasën lëvizje të Policisë dhe për këtë arsye u konsiderua e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme për shoqërimin e tyre ende pa mbërritur lënda narkotike. Personat e shoqëruar u morën në pyetje nga ana e Prokurorit.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, si edhe të deklarimeve të dhëna nga shtetasit e shoqëruar fillimisht dhe më tej të ndaluar me urdhër të Prokurorit, u krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda u urdhërua ndalimi i shtetasve:

1.Eduart Sallaku

2.Vitor Brahja

3.Jurgen Brahja

4.Gjon Brahja

5.Lazër Lazri

6.Gianfranco Maiorano

7.Donato Carlucci

Shtetasit shqiptarë janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në dt. 06.04.2017. Ndërsa shtetasit italianë janë ndaluar në dt. 07.04.2017, të cilët u gjendën në brendësi të pyllit pranë Gjirit të Lalzit. Në këtë operacion u sekuestrua edhe skafi me të cilin do të kryhej trafikimi i lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Previous Post

VIDEO/ Kapen mat taksistët, bashkëpuntorë në prostitucion

Next Post

Shishet plastike, ju duhet të dini një gjë patjetër para se t’i përdorni

admin

admin

Next Post
Shishet plastike, ju duhet të dini një gjë patjetër para se t’i përdorni

Shishet plastike, ju duhet të dini një gjë patjetër para se t’i përdorni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.