Tërmeti me 5.2 ballë në afërsi të Kurbneshit nuk ka kaluar pa pasoja në disa zona të vendit.

Ndër to është çarja e tokës në Rrëshen.

Një qytetar ka sjellë pamjet pranë JOQ.al dhe thotë se toka është çarë si në fotot e mëposhtme, në rrugën “Shën Vincenzo de Paoli” ndërsa në disa prej fshatrave të Kurbneshit muret e shtëpive kanë pësuar plasaritje.











