• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/Studiuesi Dervishi: Fatos Lubonja nuk ka dorë në arrestimin e të atit

admin by admin
8 April, 2017
in Kronika
0
DOSJA/Studiuesi Dervishi: Fatos Lubonja nuk ka dorë në arrestimin e të atit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Studiuesi i arkivave Kastriot Dervishi ka shpjeguar se si ka lëvizur dosja e Fatos Lubonjës nga Sigurimi i Shtetit duke saktësuar edhe akuzat dhe përmbajtjen e saj. Dervishi sqaron se akuza se Fatosi ishte përcaktues në arrestimin të atit Todit nuk janë aspak të vërteta.

“Todi Lubonja ishte caktuar për t’u dënuar nga Partia e Punës dhe Enver Hoxha. Këtë dënim nuk e ndalonte dhe as e caktonte sasia e fletëve të dosjes formulare dhe as procedurat që ndiqeshin rëndom në dosjen përkatëse hetimore-gjyqësore. Të gjitha renditjet e fjalëve sipas së cilave Fatos Lubonja ka qenë përcaktues në dënimin e të atit nuk i përgjigjen asnjë të vërtete. Në radhën e veprimeve të ndjekura në rastin e dënimit të Todi Lubonjës, i akuzuar për “agjitacion e propagandë” dhe “armëmbajtje pa leje”, rolin kryesor e ka një person tjetër.

Si Ismail Kadare dhe Fatos Lubonja kanë qenë të ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Dosjet e tyre formulare të ndjekjes, në dijeninë time, janë asgjësuar. Informacionet e sjella për Ismail Kadarenë nëpërmjet dokumenteve administrative, nuk lidhen me ndonjë dosje të veçantë përpunimi. Kadare është sulmuar drejtpërdrejt apo tërthorazi. Kundër tij është përdorur ndonjë “Dallëndyshe”, “Seman” apo “Nabar”, për t’i krijuar situata të trazuara si në jetën e përditshme, por edhe për t’u informuar udhëheqja rreth mendimeve të tij, sepse ngaqë ishte i vetmi shkrimtar shqiptar i talentuar kishte jo vetëm zilinë, por edhe smirën e një regjimi që përfaqësohej nga një klasë klanore, servilësh, kriminelësh, injorantësh dhe të paaftësh. Është rasti të kujtoj një praktikë asgjësimi dokumentesh.

P.sh. më 12.1.1979 janë asgjësuar 70 faqe të dosjes nr.114 në ngarkim të Ismail Kadaresë. Krahasuar me personat e tjerë, ai kishte numrin maksimal të fletëve në ngarkim.

Të vërtetat për Kadarenë nuk kanë kurrfarë nevojë të shohin si armik të madh Fatos Lubonjën, sepse ky i fundit nuk është as dallëndyshe, as seman, as nabar, etj.

Fatos Lubonja ka një histori qëndrese në burgjet e komunizmit, e cila nuk mund të hidhet poshtë me ndonjë rresht të hetuesit nga dosjet hetimoro-gjyqësore që nuk përbën as kallëzim. Ai është akuzuar për agjitacion e propagandë.

Referuar kartelës “model 1”, Lubonja është vënë në përpunim aktiv 2A më 21.1.1974 dhe është arrestuar më 25.7.1974. Fatos Lubonja dhe Todi Lubonja janë arrestuar në një ditë. Kjo do të thotë se Sigurimi e ka pasur gati lëndën për dënimin e tyre nga dosjet formulare të secilit dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë do vendosnin apo çfarë do thoshin të pandehurit gjatë procesit hetimor.

Historia e “shëtitjeve” të dosjes së tij formulare është interesante. Dosja e përpunimit në 2A është arkivuar në kartotekën e Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë më 18.2.1976 dhe më 13.7.1977 është dërguar në Degën e 4-t të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Më 6.3.1978 dosja formulare është dërguar në Degën e Punëve të Brendshme Mirditë, e cila kishte në varësi kampin e punës së detyruar të të burgosurve nr.303 të Spaçit. Më 23.2.1978 Fatos Lubonja arrestohet përsëri. Për këtë arsye, më 6.3.1978 dosja e tij e arkivuar me nr.19.835, lëviz sërish nga Dega e 4-t dhe dërgohet në Degën e Punëve të Brendshme Rrëshen.

Më 12.9.1980, dosja në ngarkim të tij përfundon në kampin nr.309 të punës së detyruar të të burgosurve në Ballsh. Dosja shkon në vendet e tjera të vuajtjes së dënimit të Fatosit në Burgun e Burrelit nr.321 dhe në Burgun e Kosovës nr.318. Gjurmët e kësaj dosjeje humbin në Degën e Punëve të Brendshme në Lushnje në vitin 1990.

Tani së fundi, dy fjalë për dokumentacionin. Për këto çështje, për fat të keq ne na duhet të operojmë me një sasi të kufizuar dokumentacioni të drejtpërdrejtë, duke pasur në dispozicion fare pak arkivistë, sepse jemi shtet unikal në botë që urrejmë arkivat dhe luftojmë si kriminelë lufte arkivistët. Mirë do ishte që …flitej konkretisht për investime themelore për rrjetin kombëtar të arkivave, sepse Shqipëria “copë-copë” në të gjitha drejtimet nuk është engjëllore te arkivat”, shkruan Dervishi. Droni.al

Previous Post

DETAJET/ Policia blindon Tiranen, Drejtori u vra sapo u nda nga gruaja dhe fëmijët

Next Post

Konservatorët europianë mblidhen te cadra e protestës, mbështetje për kauzën

admin

admin

Next Post
Konservatorët europianë mblidhen te cadra e protestës, mbështetje për kauzën

Konservatorët europianë mblidhen te cadra e protestës, mbështetje për kauzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.