Në vitin 2005, Artan Cuku, mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Tiranë, kur edhe u shënua një ngjarje e rëndë në zyrën e tij.
Ngjarja u regjistrua gjatë kohës që Cuku ka qenë duke marrë në pyetje Artan Dakën, atëherë 25-vjeç, i kapur në Vorë, pasi ishte arratisur nga Policia e Shkodrës. I arrestuari ishte vëllai i një personi të shpallur në kërkim për disa krime.
Gjatë kohës që Cuku po merrte në pyetje të riun, ky i fundit i ka marrë armën nga brezi duke qëlluar veten. Familjarët e të riut akuzuan Shefin e Krimeve se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj Dakës dhe ndaj ai i ka marrë armën nga brezi dhe ka qëlluar mbi veten.
Hetimi në të gjitha pistat
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se ngjarja është mjaft e rëndë dhe për zbardhjen e saj. Policia do të angazhohet maksimalisht.
Policia ka ngritur postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërsa janë shoqëruar në polici 10 persona
Cuku është qëlluar nga një person që kishte maskë. Besohet se është qëlluar me revolver dhe në drejtim të tij janë shkrepur 4 plumba.











