Gjykata e Blackfriars Croën në Mbretërinë e Bashkaur ka dënuar në më shumë 100 vite burg, një bandë me kriminëlë e cila përdorte pjesën e fshehur të makinës së tyre “Bentley” për të fshehur kokainën e kontrabanduar, shkruan Mirror.

Banda ishte e përbërë prej 6 anëtarësh ku më i njohur si Florentino Gonzales, 48 vjeç, me makinën e tij “Bentley-n” e tij kaloi nga Belgjika për në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar në një park nëntokësor në Marlin Apartamente, Southëark, për t’u takuar me trafikantët e drogës dhe të bënte shkëmbimin me para.
Operacioni ka qenë shumë i shtrirë në kohë ku të dënuarat janë arrestuar në vende dhe rrethana të ndryshme. Policia ka fillua që në shtator të viti 2016 aksioni për kapjen dhe shkatërrimin e këtij grupi. Shqiptarët emrat e të cilëve do të lexoni më poshtë ishin të mirekordinuar në punët që bënin në shpërndarjen dhe trafikimin e drogë.
Anëtarët e bandës u dënuan sot me:

Florentino Gonzalez– u dënua me 24 vite burg

Armand Cuni– u dënua me 22 vite burg

Edvin Abazi– u dënua me 21 vite burg
Bajram Elezi– u dënua me 8 vite burg
Saimir Byberi– u dënua me 15 vite burg
Jelton Cera– u dënua me 12 vite burg











