• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPECIALE/ Rrëfimi i negociatorit: Si dështoi Rama në vitin 2002 të prishte marrëveshjen Nano – Berisha

admin by admin
6 April, 2017
in Politika
0
SPECIALE/ Rrëfimi i negociatorit: Si dështoi Rama në vitin 2002 të prishte marrëveshjen Nano – Berisha
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja politike mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002 për reformën zgjedhore rrezikoi të prishej nga një vendimmarrje e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama.
Në një rrëfim për “Panoramën”, ish-eksperti i OSBE-së në vitin 2002 dhe deputeti aktual i PD-së, Oerd Bylykbashi, tregon prapaskenat e asaj marrëveshjeje historike, e cila sipas tij ka lënë gjurmë në vendosjen e konsensualitetit politik në Shqipëri.
Bylykbashi rrëfen se situata politike pas zgjedhjeve të vitit 2001, për shkak të problematikave të mëdha që ato shfaqën, ishte tejet e tensionuar. Për këtë arsye, në dhjetor të po atij viti, palët nisën takimet e para informale për të arritur një pakt të rëndësishëm politik për reformën zgjedhore, por edhe për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.
“Negociatat e para kanë filluar në muajin dhjetor 2001, dy muaj pasi kishte dalë raporti i OSBEODIHR- it. Në atë kohë, PD kishte mbyllur Kuvendin e saj, ndërkohë që në PS ishte përplasja Nano-Meta. Në dhjetor filluan kontaktet e para, fillimisht me opozitë(PD), sepse zgjedhja e Presidentit po shkonte drejt një vendimi të njëanshëm, kur PS i kishte 84 votat. Gjatë janarit negociatat vazhduan. Maxhoranca e asaj kohe kishte filluar t’i jepte garancitë e para opozitës. Në fund të janarit 2002, PD mbylli bojkotin e Parlamentit, pasi filloi të merrte këto garanci”, rrëfen Bylykbashi.
Deputeti demokrat sqaron se situata politike në vend në atë kohë ishte tejet e tensionuar, edhe për shkak se PD kishte bojkotuar këshillat bashkiakë në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, si Tirana dhe Durrësi.
 “Nisën negociatat për të përmbyllur bojkotin e pushtetit vendor. Pasi që nga tetori i vitit 2000 deri në janar të vitit 2002 PD bojkotonte Këshillat Bashkiakë të bashkive më të mëdha në vend. Më 22 shkurt është bërë një takim publik në Kuvend që drejtohej nga Namik Dokle, i cili mbante edhe postin e kreut të Kuvendit. Nga përfaqësuesit e PD-së, në rolin e negociatorve ishin Jozefina Topalli dhe Ilir Rusmajli, kurse për PS-në Blendi Klosi dhe Taulant Dedja. Pjesë e negociatave ishte edhe përfaqësuesi i OSBE-së Geert Ahrens dhe danezi Jorgen Grunnet i Këshillit të Europës. Pas këtij takimi, vazhduan negociatat. Është bërë takimi tjetër më 17 mars të po atij viti. Ky takim është bërë në OSBE, në zyrat e ambasadorit të OSBE-së, Geert Ahrens. Edhe në këtë tryezë, për palët politike kanë qenë të njëjtët negociatorë. Atë ditë është bërë draftimi i protokoll- marrëveshjes midis PSPD. Ky protokoll në themel kishte reformën bipartizane konsensuale. Termi bipartizan u huazua nga raporti i OSBE/ODIHR”, shton Bylykashi.
Sipas ish-ekspertit të OSBE-së, i cili ka qenë prezent përgjatë gjithë zhvillimit të këtyre negociatave në tryezën e negociatave, ka pasur një debat të fortë në lidhje me hetimin e zgjedhjeve të vitit 2001.
“Debati i gjatë në atë tryezë ka qenë në lidhje me hetimin e zgjedhjeve të vitit 2001. Gjithashtu, mbi bazën e asaj marrëveshjeje u vendos zgjedhja e Presidentit në mënyrë konsensuale, u ndërrua kreu i Shërbimit Informativ. Më 17 mars është bërë ky takim, në datën 18, me një vendim të Kuvendit të Shqipërisë, është shkarkuar Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi. Ky shkarkim nuk ishte pjesë e marrëveshjes, pasi si akt ka ndodhur përpara firmosjes së marrëveshjes zyrtare, por ka ndodhur në kohën kur po zhvilloheshin negociatat”, sqaron Bylykbashi.

Ngërçi
Atëherë kur u mendua se palët po shkonin drejt një marrëveshjeje konsensuale dhe PD vendosi të rikthejë këshilltarët e saj në këshillat bashkiakë, pakti rrezikoi të prishej. Kreu i Bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama, vendosi të ndërmerrte hapin për shkarkimin nga detyra të këshilltarëve të djathtë për shkak të mungesës së tyre në mbledhjet e këshillit për mbi 6 muaj.
“Në shkurt, kur PD vendosi të rikthehej në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Edi Rama vuri në lëvizje Këshillin Bashkiak për të shkarkuar 22 anëtarët e opozitës në këshill. Preteksti që u zgjodh për këtë shkarkim ishte mungesa e betimit dhe mungesa për 6 muaj me radhë në mbledhje. Rama nuk donte që të ishin më Ilir Rusmajli, Njazi Kosovrasti, Ferdinant Poni. Kjo ishte një lëvizje e Ramës për të prishur konsensusin që po bëhej. Në këtë rast ka pasur një ndërhyrje të fortë nga OSBE-ja. I rrëzuan Ramës tezat juridike në atë që ata pretendonin për të shkarkuar këshilltarët e djathtë. OSBE ndërhyri edhe te Kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko, i cili e kishte marrë këtë detyrë pas dorëheqjes së Metës. Majko influencoi fort te kjo vendimmarrje e Ramës, i cili i kujtoi këtij të fundit që palët ishin në një proces negociatash për një marrëveshje politike dhe nuk mund të ndaheshin për këtë gjë”, rrëfen ish-eksperti i OSBE-së.

Marrëveshja
Përpara se të hidhnin firmat në marrëveshjen e dakordësuar nga Topalli e Klosi, dy kryetarët e partive kryesore në vend, Fatos Nano dhe Sali Berisha, shtrënguan duart në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
“Në mars, situata ishte stabilizuar. Këshilltarët u kthyen në postet e tyre. Përpara takimit publik Nano-Berisha, është bërë një tjetër takim në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku Nano dhe Berisha shtrënguan dorën për herë të parë. Ishte vendosur që marrëveshja do të firmosej nga Jozefina Topalli dhe Blendi Klosi. Mua më është lënë detyra që të merrja firmën e palëve dhe brenda një ore është dakordësuar që Nano e Berisha ta firmosnin marrëveshjen. Dokumenti ishte i certifikuar nga të dyja palët, kishin rënë dakord. Në ditët e para të prillit u vendos që do të ishin Nano e Berisha, dy kryetarët, që do të firmosnin marrëveshjen. Si Nano dhe Berisha në atë kohë ishin kryetarë partish, pasi Nano nuk ishte bërë ende Kryeministër. Ra dakord që firmat do të hidheshin në zyrat e OSBE-së. Në takim ka qenë i pranishëm kreu i Kuvendit të asaj kohe, Namik Dokle, kryetarët e partive Nano e Berisha dhe dëshmitarët e marrëveshjes u quajtën Geert Ahrens i OSBE-së dhe danezi Jorgen Grunnet i Këshillit të Europës. Aty u hodhën firmat. Ishte marrëveshja e parë e madhe politike. Firmat janë hedhur më 5 prill 2002″, sqaron Bylykbashi.
Në rrëfimin e tij, deputeti demokrat, i cili ka marrë pjesë në disa marrëveshje historike që janë nënshkruar në Shqipëri, tregon edhe ndryshimin mes realizimit të negociatave me Fatos Nanon dhe Edi Ramën.
“Nano bënte marrëveshje. E ka treguar edhe më vonë. Ndërkohë që Edi Rama nuk bën marrëveshje nëse nuk është në pozitë të vështirë dhe kur ndihet i dobët. Edhe Edi Rama ka bërë marrëveshje të mëdha. Ajo e vitit 2008 për ndryshimet kushtetuese dhe për Kodin Zgjedhor në vitin 2012. Por Rama ka karakteristikën që nuk firmos kurrë një marrëveshje vetë. Gjithmonë i është dukur komprometim prezenca e firmës së tij në marrëveshje. Nga ana tjetër, sapo u bë Kryeministër, marrëveshjen e fundit që kishte firmosur përpara se të merrte postin në lidhje me tri ligjet e zhbëri pasi ndryshoi ligjin e nëpunësit civil. Vazhdoi me reformën e njëanshme territoriale, që kishte vetëm qëllim elektoral për kapjen e pushtetit dhe me të cilën shkatërroi një nga themelet e stabilitetit politik e demokratik; vazhdoi më tej me reformën e njëanshme të drejtësisë, ku theu edhe konsensusin kushtetues të 22 korrikut 2016, dhe e përmbylli me mosbërjen e një reforme konsensuale zgjedhore, për herë të parë pas 15 vitesh”, mbyll rrëfimin e tij Bylykbashi. Panorama

oerd bylykbashi vetem

 

Previous Post

Në sallë vetëm deputetët e PS, Rama konstaton: Ky është Parlamenti me qesharak në botë

Next Post

SHBA, theret shqiptari dhe e dashura e tij latine

admin

admin

Next Post
SHBA, theret shqiptari dhe e dashura e tij latine

SHBA, theret shqiptari dhe e dashura e tij latine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.