Jashtë një miniere është gjetur trupi i pajetë i rojes. Ngjarja ka ndodhur në Spac, Mirditë. Sipas burimeve të policisë dyshohet se roja është asfiksuar nga gazi. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.











