Një nënë ruse ka futur trupin e vdekur të vajzës së saj anoreksike në një valixhe dhe e ka hedhur në detin e Italisë. Katerina Laktionova ishte ish- modelja 27-vjecare që peshonte vetëm 35kg, trupi i së cilës u zbulua nga peshkatarët italianë. Mamaja e saj ka punuar si infermiere në Itali ka shkuar në Rusi pasi ka zhdukur trupin e të bijës dhe i ka thënë një miku në Rimini se është mërzitur jashtëzakonisht shumë nga tragjedia e saj. 48-vjecarja ka pranuar se e shikonte cdo ditë vajzën e saj të vdekur derisa mori vendimin ta mbyllte në valixhe e ta hidhte në det. Nuk dihet nëse fjala e saj është e vërtetë dhe policia po heton për vdekjen e Katerinës.













