• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Varrmihësit jo vetëm të bëjnë varrin por edhe ta zhdukin atë, humbin eshtrat e fëmijës

admin by admin
5 April, 2017
in Kronika
0
SKANDAL/ Varrmihësit jo vetëm të bëjnë varrin por edhe ta zhdukin atë, humbin  eshtrat e fëmijës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

22 vjet pas vdekjes së një fëmije një vjeç, dy prindër nga Kuçova po përjetojnë dhimbjen për humbjen e trupit të varrosur që në vitin 1994.

Familja sot nuk ka se ku t’i vendosin lule, pasi pa dijeninë e tyre fëmija është zhvarrosur. Pllaka e tij e varrit është vendosur diku tjetër, ndërsa në vendvarrimin e tij tashmë prehet dikush tjetër.

Vladimir Çela, babai i fëmijës, pasi nuk mori zgjidhje nga policia, iu drejtua emisionit “Fiks Fare”. Gazetarët udhëtuan drejt Kuçovës, ku Vladimiri i shoqëroi në varrezat e qytetit. Ai tha se trupi i fëmijës është lëvizur nga vendvarrimi në muajin gusht 2016. Familjarët si zakonisht erdhën të vizitojnë varrin, por u shokuan nga çfarë konstatuan.

“Në muajin gusht erdha si zakonisht për të pastruar varrin, por pashë që varri ishte lëvizur dhe pllaka me emrin e tim biri ishte vendosur në varrin ngjitur. Mësova se në vend të fëmijës tim prehej dikush tjetër. U alarmova, shkova denoncova në polici dhe ende nuk e di se ku prehet fëmija im. Firma e funeralit e ka zhvarrosur trupin e të voglit pa dijeninë time dhe nuk më kanë njoftuar në as një moment, as para e as pas zhvarrosjes” shprehet z. Çela.

Punonjësit e varrezave i kanë pohuar se eshtrat ë të ndjerit i kanë vendosur në varrin ngjitur, aty ku është edhe pllaka me emrin e djalit, Artan. Por Vladimiri ngre pikëpyetje nëse është apo jo i vërtetë ky fakt , pasi çdo gjë ka ndodhur në fshehtësi të plotë. Gazetarët iu drejtuan edhe varrmihësve për të kuptuar më qartë se çfarë kishte ndodhur. Një prej tyre, Ceno Qerosi, i cili pranon se ka bërë zhvarrosjen e fëmijës, pohon se ky gabim ka ndodhur në datën 10 gusht.

“Atë ditë na thanë që do të kryhej një varrim dhe që e ndjera kishte kërkuar të vendosej në një vend me nipin. Punonjësit e firmës së funeralit erdhën e na thanë ku duhej të gërmonin, por më pas u kuptua që kishim hapur varrin e gabuar. Më vonë menaxheri i firmës më telefonon dhe vendos që t’u ndryshojmë vendin eshtrave të fëmijëve. Kjo u duk zgjidhja më e mirë pasi për të lëvizur trupin e sapovarrosur do të duhej leje nga prokuroria, ndaj u dha kjo zgjidhje” tregon z. Qerosi.

Gazetarët iu drejtuan edhe menaxherit të firmës së funeralit për vendimin e marrë, z. Zoje Bizhka. Menaxheri e sheh të gjithë situatën e krijuar si një gabim njerëzor dhe se është munduar t’i japi zgjidhjen më të mirë të mundshme. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk ishin njoftuar familjarët apo autoritetet përkatëse, z.Bizhka iu përgjigj se ishte në pritje të qetësimit të situatës së krijuar dhe më pas do t’i njoftonte. Kurse përsa i përket punonjësit që bëri gabimin nuk është marrë as një masë, pasi aktualisht çështja është në prokurori. “Por jemi gati që shpenzimet për varrin e ri të fëmijës me mbiemër Çela t’i kryejmë ne” shprehet z.Bizhka.

Ndërsa drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë e Kuçovës Petrit Shyti, shpjegon se nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate, por e ka mësuar nga gazetarët e emisionit Fiks Fare.

“Nuk kam qenë në dijeni të këtij gabimi. Për herë të parë e kam mësuar nga ju. Eshtë shumë e rëndë që firma e funeralit nuk na ka njoftuar. Normalisht procedura për zhvarrosjen e një të ndjeri kërkon lejen tonë dhe pasi bindemi dhe njëkohësisht jemi konform ligjit, atëherë e japim lejen” shpjegon z.Shyti.

Për Prof. Dr. Sokrat Meksi, specialist pranë Insitutit të Mjekësisë Ligjore, dikush duhet të japë llogari për situatën e krijuar, pasi është një vepër penale mbështetur në nenin 118 të Kodit penal. “Në ligj përcaktohet që zhvarrimet duhet të bëhen me lejen e familjarëve të të ndjerit si edhe me leje nga bashkia. Në këtë rast nuk është marrë asnjë leje ndaj kemi të bëjmë me një vepër kriminale, ku sipas ligjit dënimi varion nga gjobë deri në pesë vjet burg” përfundon specialisti Meksi. / Top Channel

Previous Post

Horoskopi, 6 Prill 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Shpërthejnë medaljet në peshëngritje, Daniel Godelli, kampion i Europës

admin

admin

Next Post
Shpërthejnë medaljet në peshëngritje, Daniel Godelli, kampion i Europës

Shpërthejnë medaljet në peshëngritje, Daniel Godelli, kampion i Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.