Policia italian ndaloi Ballist Morinën pas një njoftimi që mori në zyrat e saj në Genova.
Morina u ndalua pasi mbante me vete një dron të sofistikuar të pajisur edhe me telekamera. Në Itali është i ndaluar përdorimi i dronëve në zona të caktuara.
Ballist Morina ka dëshmuar disa orë në polici. Morina u bë i njohur për publikun pasi ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në Beograd, gjatë takimit Serbi-Shqipëri.
Një vit më parë ai u ndalua nga policia shqiptare për armëmbajtje pa leje vetëm një ditë para se të luhej ndeshja Shqipëri-Serbi në Elbasan.












