Ka përfunduar takimi që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kreu me aleatët pasditen e sotme.
Burime të pakonfirmuara thanë për droni.al se diskutimet ishin rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend që lidhen me qëndrimin e LSI-së por edhe disa qëndrime që përafrohen me objektivat për zgjedhje të lira që janë deklaruar nga PDIU, që të dy aleatë të qeverisë.
Mësohet se Basha i është përmbajtur edhe deklaratave që ka bërë sot te cadra se negociatat nuk do të prodhojnë produkte që do i shërbejnë elitës por rezultate në favor të zgjedhjeve me standarde evropiane. Kështu që një kryeministër i ri në një qeveri teknike që pritet të krijohet në vijim nuk duhet të jetë politik.
Dimë se qeveria teknike është kërkesa kryesore e opozitës gjatë çdo dite proteste, pasi konsiderohet si mundësia e vetme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.












