Gjykata e Tiranës caktoi sot 2 vjet burg për Elivar Golemin, ish kryeinspektoren e Bankës së Shqipërisë. Sipas këtij vendimi, ky dënim i konvertohen në 2 vite shërbim prove si dhe të mos ushtrojë funksione publike për këtë periudhë dënimi.
Elivar Golemi akuzohet për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve.
Për këtë ngjarje u akuzuan 18 persona, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar përveç kryeinspektores së bankës Elivar Golemi.











