Policia e kryeqytetit ka shkatërruar një bandë hajdutësh të cilët kryenin vjedhje me dhunë. Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa është shpallur në kërkim një vajzë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Sipas policisë së Tiranës, të arrestuarit kryenin vjedhje me dhunë në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përreth 2 javë të arrestuarit dhunonin fizikisht qytetarët në rrugë dhe më pas u merrnin celularët, portofolin dhe sendet e tjera me vlerë. Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë.











