Një aksident automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Varibop në aksin Levan –Tepelenë. Si pasojë janë plagosur 4 persona. Dy prej tyre kanë marrë plagë të mëdha dhe janë në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.












