Pas deklaratës së Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për përjashtim nga radhët e uniformave blu të efektivëve të implikuar në kultivim kanabisi, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Sipas tij vetë policia konfirmoi zyrtarisht se në radhët e saj ka kultivues droge.
“Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!” ka shkruar Manjani në Twitter.












