• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Familjarët e 4 dëshmorëve të 2 prillit: Amaneti i tyre për liri, duhet çuar deri në fund

admin by admin
2 April, 2017
in Politika
0
Familjarët e 4 dëshmorëve të 2 prillit: Amaneti i tyre për liri, duhet çuar deri në fund
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të afërm, familjarë dhe dëshmitarë të masakrës së 2 prillit në Shkodër, kujtojnë dhe reflektojnë 26 vite më pas në Sheshin e Lirisë. Sakrifica e dëshmorëve, thirrje për të ruajtur lirinë dhe demokracinë para kërcënimit të ri të lidhjes së qeverisë me krimin.

Pasditen e 2 Prillit në Sheshin e Lirisë qytetarëve iu bashkuan familjarët dhe miqtë e katër dëshmorëve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Të mbledhur për të kujtuar me mirënjohje sakrificën e bijve shkodran të vrarë pabesisht nga regjimi komunist, në Sheshin e Lirisë, në nderim të tyre u mbajt një minutë heshtje.
Në kujtesë të ngjarjeve të 2 Prillit 1991 ku regjimi komunist vrau katër të rinjtë shkodran, që dolën në emër të lirisë dhe demokracisë,Rajmonda Marku dhe Jozef Shiroka treguan në vargje përjetimet e asaj dite.
Mamaja e Besnik Cekës tha se sot shqiptarët duhet të çojnë deri në fund amanetin e bijve të tyre, të cilët ranë dëshmorë për t’i sjellë vendit lirinë dhe demokracinë.
“Bijtë tanë ranë për një demokraci të vërtetë, të pastër. Amaneti i tyre duhet të shkojë deri ne fund. 4 dëshmorët u vranë, por fituan, nuk dolën të humbur. Ata nderohen nga Shkodra dhe nga e gjithë Shqipëria. I bëj thirrje PD dhe shqiptarëve,të majtë e të djathtë qofshin, të dalin nga Parlamenti nëse janë të inkriminuar sepe ata që udhëhoqën masakrën e 2 Prillit, sot janë në Parlament. Shqipëria nuk ndahet veri-jug siç përpiqet ta ndajë kryeministri”.
Vëllai i Nazmi Kryeziut tha se për të, nuk ka ndryshim 2 Prilli sot me atë që i shkuli të vëllain nga djepi i familjes, pasi ata që kanë qenë dje në pushtet, janë edhe sot, me në krye, ministrin e brendshëm të asaj kohe, që është sot edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Edhe rinia shkodrane që nuk i ka jetuar ato ditë tmerri, sot ndihet e frikësuar. Mbesa e të rënit Besnik Ceka tha se rinia sot ka frikë të flasë apo protestojë, nga frika se nesër i heqin nga puna. Mbesa e Bujar Bishanakut thirrjen ia drejtoi çdo të riu e të reje shkodrane e shqiptare: Mos u shisni o shqiptarë, sepse kështu shisni Shqipërinë dhe ata që do e blejnë, do ta shesin përsëri nesër.
Kryetari Lulzim Basha tha se kujtimi i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës nuk zbehet, por ngjall çdo 2 Prill krenarinë e atyre që patën fatin t’i njohin dhe i kujton gjithë të tjerëve shprehjen e Ronald Regan, se liria është gjithmonë një gjeneratë larg zhdukjes.
“Shqipëria është sot e kërcënuar përsëri nga politika e lidhur me krimin. Njësoj si 27 vite më parë, kur krimi dhe kriminelët e diktaturës 45 vjeçare ngritën dorën për të derdhur gjakun e pafajshëm të katër engjëjve të demokracisë dhe qindra qytetarëve të pafajshëm të Shkodrës, mes tyre qindra gjimnazistë dhe studentë, edhe sot, një aleancë e ripërtërirë e të njëjtëve pushtetarë dhe bijve të tyre, tashmë jo me krimin idelogjik, por me krimin e organizuar dhe narkomafian shqiptare, kërcënon sërish demokracinë dhe vlerat e saj”.
Basha tha se Kryeministri, në vend që të mendojë për kërkesat e qytetarëve, i kërcënon ata sot, më keq se mbeturinat e diktaturës 26 vite më parë.
“I mirëpritur është çdokush që e ka kuptuar tashmë se për ankthin, pushtetin dhe pasurinë e Edi Ramës, nuk mund të varrosim shpresat, ëndrrat dhe projektet e të gjithë shqiptarëve, dhe nuk mund të zhbëjmë demokracinë, 27 vite pas Dhjetorit 1990. Nuk mund të kthehemi në ditët kur kishte votime, por jo zgjedhje, nuk mund të kthehemi në ditët e partisë shtet”.
Lulzim Basha tha se për qytetarët e 44 ditëve të qëndresës popullore, zgjidhja është e qartë, por koha po skadon.
Kryetari i Opozitës theksoi se nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor dhe se qeveria teknike, duhet të ketë të paktën 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale me pushtetin.

Previous Post

RRËFIMI/ Ish-peshëngritësi: Si donin të më martonin më ’83 me një algjeriane

Next Post

VIDEO/ Edi Rama tallet me ata që e dëgjojnë, lexon të njëjtin fjalim dy herë brenda ditës

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Edi Rama tallet me ata që e dëgjojnë, lexon të njëjtin fjalim dy herë brenda ditës

VIDEO/ Edi Rama tallet me ata që e dëgjojnë, lexon të njëjtin fjalim dy herë brenda ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.