• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kultivimi i kanabisit “ju ha kokën” drejtuesve të Policisë, përjashtohen 5 oficerë

admin by admin
2 April, 2017
in Kronika
0
EMRAT/ Kultivimi i kanabisit “ju ha kokën” drejtuesve të Policisë, përjashtohen 5 oficerë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar përjashtimin, shkarkimin dhe pezullimin nga detyra të disa punonjësve të Policisë së Shtetit në Lezhë dhe në Kurbin për shkak të implikimit në kultivimin e kanabis sativës.
Në një konferencë të posaçme shtypi, Çako theksoi se disa ditë më parë në Lezhë u zbulua një parcelë me më shumë se 500 fidanë kanabis sativa e kultivuar së fundmi.
Në bazë të hetimeve, u arrit në konkluzion se punonjës policie në drejtorisë vendore të Policisë së Lezhës dhe komisariatit të Kurbinit kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë njoftuar për kultivimin e kanabisit.
Në planin e ri të veprimit për të asgjësuar drogën, drejtori i përgjithshëm bëri me dije se në të gjithë territorin do të caktohen punonjës policie që do të jenë përgjegjës për zonat e tyre dhe duhet të raportojnë nëse ka kultivim kanabisi. Gjithashtu, këta punonjës dhe familjarët e tyre do të deklarojnë se nuk do të përfshihen në kultivimin e drogës, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Konferencë për Shtyp e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Haki Çako

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako gjatë konferencës p
ër shtyp në lidhje me masat e marra nga Policia e Shtetit për parandalimin dhe goditjen e Kultivimit të kanabisit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të masave për zbatimin e detyrimeve që lindin nga “Plani i veprimit kundër Kultivimit të Kanabisit 2017-2020” miratuar nga Qeveria Shqiptare, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimet të Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit, “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2017”, nga Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha D.V.P ka filluar zbatimi i masave konkrete.

Strukturat e Policisë së Shtetit prej fillimit të vitit 2017, po vijojnë në mënyrë intensive dhe të pandërprë në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe intitucionet e tjera kontrollin e territorit, të ish magazinave shtetërore, ish depove dhe tuneleve të ushtrisë, banesat e braktisura, serat dhe çdo ambjent dhe sipërfaqe toke e konsideruar me rrisk që mund të kultivohet bimë narkotike nisur edhe nga të dhënat e grumbullara nga ana e Policisë së Shtetit në vitet e kaluara.

Paralelisht me kontrollin e territorit nga toka edhe nga ajëri, Policia e Shtetit, ka marrë një sërë masash të tjera dhe konkretisht:
 
Në të gjitha qarqet u zhvilluan konferencat rajonale duke bërë pjesë të gjithë faktorët dhe aktorët që kanë përgjegjësi për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policive private kanë marrë porosi dhe kanë filluar të vetdeklarojnë se ata dhe familjarët e tyre nuk do të përfshihen në kultivimin e bimëve narkotike.
Me qëllim kontrollin dhe monitorimin e plotë të territorit dhe veçanërisht zonave të konsideruara me rrisk, janë përcakuar punonjësit e Policisë përgjegjës për kontrollin e territorit të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për territorin që mbulojnë në rast se evidentohet dhe konstatohet kultivim i bimëve narkotike.
Në vijim të kontrollit të territorit, më datë 01.04.2017, në vendin e quajtur Godull, në një zonë të pyllëzuar, në rrethin Kurbin, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin Lezhë, është konstatuar një parcelë e porsa mbjellë me fidanë të dyshuar Cannabis Sativa.

Në parcelë janë evidentuar 513 fidanë Cannabis Sativa, në lidhje me këtë fakt janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, në kontakt me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Njëkohësisht me veprimet proceduriale në lidhje me rastin e konstatuar të kultivimit të bimëve narkotike, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor për punonjësit e policisë në strukturat vendore të Drejtorisë Policisë Lezhë, si dhe Komisariatit të Policisë Kurbin.

Nga analiza e bërë në Drejtorinë e Policisë Shtetit mbi këtë çështje, u konstatuan një sërë shkeljesh të karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonjës të strukturave të policisë në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Drejtorinë e Policisë Vendore Lezhë, për të cilët në bazë e për zbatim të Ligjit për Policinë e Shtetit si dhe Rregulloren e Policisë, me Urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit u morën masat si më poshtë :

1. Inspektor Gjon Deda, me detyrë Ndihmës specialist SPZ, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u përjashtua nga Policia e Shtetit.

2. Nënkomisar Edvin Toptani me detyrë, Specialist në Seksionin e Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u përjashtua nga Policia e Shtetit.

3. Komisar Leonard Palushi, me detyrë Shefi Seksioni për Krimet, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra.

4. Komisar Xhafer Kalbaj, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra.

5. Kryekomisar Feliks Hysa, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra.

6. Kryekomisar Maksim Bejko, me detyrë Shefi i Sektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë Vendore Lezhë, për shkelje disiplinore, u pezullua nga detyra, deri në përfundim të hetimit disiplinor.

Gjithashtu Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinorë për Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e Policisë Vendore Lezhë, me qëllim sqarimin e përgjegjësive drejtuese dhe organizative të strukturave në vartësi.

Për këtë ngjarje është bashkëpunuar me strukturat e SHÇBA-së, me qëllim referimin dhe hetimin procedurial penal të punonjësve të policisë me përgjegjësi ligjore në këtë çështje.

Në këtë kuadër ju bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, pushtetit vendor dhe qytetarëve të bëhen pjesë e angazhimit të përbashkët në luftën kundër kultivimit dhe trafikimi të lëndëve narkotike, duke përcjellë informacion të menjëhershëm pranë strukturave të Policisë së Shtetit me qëllim parandalimin, dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që përfshihen në këtë veprimtari të paligjshme.

Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në strategjinë kombëtare në luftë kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke intensifikuar masat për parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që tentojnë ose do të kryejnë këto aktivitete kriminale.

Faleminderit.

Pyetje: Z.Çako, masa vërtet të rënda që vijnë pas miratimit te strategjisë antikanabis, kur vite më parë kam qenë së bashku më gazetarë dhe Shefa Komisariatesh apo Drejtues të Policisë, të cilet kanë korrur kanabisin në territorin që kanë pasur nën administrim. Pse merret tani, e jo më parë, kjo masë kaq e fortë ndëshkuese?

Përgjigje: Të gjitha masat vijnë në kuadër të planit të veprimit të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në zbatimin korrekt të të gjithë detyrave të parashikuara nga Strategjia Kombëtare dhe nga vendimi i Këshillit të Ministrave, i marë pikërisht për këtë qëllim, ku angazhohen dhe marrin detyrime që të gjitha institucionet, por pa dyshim që Policia e Shtetit, është Institucioni me përgjegjësitë maksimale në këtë kuadër.

Pyetje: A janë futur në zbatim, të paktën ka disa kohë që janë marë nga Policia e Shtetit, monitorimi me pajisjen dron nga ajëri, në ato zona qe ju i quani me risk, apo do të futen së shpejti, meqenëse se është dhe sezoni kur kultivohet?

Përgjigje: Sigurisht që Policia ka vënë në dispozicion teknologjinë dhe mjetet e nevojshme dhe është në partneritet të plotë me të gjithë partnerët tanë por dhe misionet e tjera që mbështesin Policinë e Shtetit, për të realizuar këtë mision me sukses. Në këtë kuadër pothuajse të gjitha kapacitetet policore qofshin ato teknologjike dhe të pajisjeve të tjera që ndihmojnë dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në parandalimin e këtij fenomeni dhe në zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, qoftë të kultivimit apo trafikimit të lëndëve narkotike, kanë filluar dhe do të aplikohen pa rezervë.

Pyetje: Z.Çako, pak ditë më parë, Zv/kryeministri foli edhe për mundësine e përfshirjes në operacion, të paktën për gjurmimin e këtyre zonave, edhe të Ushtrisë. A ka filluar le të themi ky bashkëpunim?

Përgjigje: Sigurisht që ka filluar. Plani i veprimit i Qeverisë i dalë mbi bazën e strategjisë kombëtare, ka specifikuar detyrimet e çdo institucioni. Ne jemi duke koordinuar me nuklet përkatëse dhe me Task Forcat, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, qoftë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, duke përfshirë detyrimet që janë përcaktuar në këtë plan-veprimi në përputhje të plotë me detyrimet ligjore të çdo institucioni. Ata kanë marë përgjegjësitë e veta dhe ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht. Do të ketë angazhim pothuajse gjatë gjithë territorit nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe nga institucionet e tjera siç mund të jenë Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Pushteti Lokal dhe të gjitha Dikasteret e tjera që janë përfshirë dhe janë të përcaktuara në këtë plan-veprim.

Pyetje: Z.Çako dhe diçka të fundit. A ka funksionarë të tjerë, të niveleve të ndryshme, që janë nën hetim nga policia, qoftë dhe disiplinarisht, por qoftë edhe procedim penal ndaj tyre, të cilët janë të dyshuar si të përfshire në kultivim?

Përgjigje: Unë ju komunikova të gjitha masat disiplinore në përputhje me ligjin 108 të Policisë së Shtetit, i cili përcakton qartë analizën, por edhe përgjegjësitë e çdo punonjësi policie mbi bazën e detyrimeve të përcaktuara. Çdo hetim është pjesë e institucioneve të tjera, agjensive të tjera ligjzbatuese, të cilave do t’u duhet koha e vetë për të përcaktuar përgjegjësinë e çdo individi apo strukture. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë qoftë me Prokurorinë, qoftë me Shërbimin Informativ, por dhe me të gjitha institucionet e tjera, për të shkëmbyer dhe për të vënë përpara përgjegjësisë çdo punonjës policie ose çdo punonjës të Administratës së Shtetit, i cili me ndërgjegje bëhet pjesë e veprimtarisë kriminale ose e moskallëzimit në rastin më të lehtë.

Previous Post

Greqi, ekzekutohet në makinë me dy plumba 35-vjeçari shqiptar

Next Post

SALI BERISHA/ 2 Prilli, dita e martirëve të Votës së Lirë!

admin

admin

Next Post
SALI BERISHA/ 2 Prilli, dita e martirëve të Votës së Lirë!

SALI BERISHA/ 2 Prilli, dita e martirëve të Votës së Lirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.