Hedhja e naftës së “keqe” ishte shkaku i përplasjes së rreshterit të Gardës së Republikës me punonjësin e karburantit, ku situata degjeneroi në kanosje me armë nga ana e gardistit.
Kristal Necaj kishte bërë fjalë me punonjësin e karburantit, pasi dyshonte se ky i fundit i kishte hedhur naftë të keqe dhe për këtë i kishte treguar pistoletën e shërbimit që kishte në brez. Punonjësi është trembur dhe ka telefonuar policinë.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe Garda ka dhënë për momentin masën e pezullimit ndaj gardistit.











