Foto ilsutruese
Leonard (Nar) Koka vëllai i ministrit të LSI-së Lefter Koka është parë sot në policinë e Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga burime nga policia e Durrësit.
Prezenca e tij në polici është bërë në një ditë “të shënuar” në 4-vjetorin e darkës së famshme të ngjalave në Gjirin e Lalzit pas së cilës, një ditë më pas, në 1 prill 2013 erdhi zyrtarizimi i koalicionit Rama – Meta.
Mësohet se Koka është parë në polici pasi është interesuar për djalin e tij, i cili është shoqëruar për shkak të drejtimit të makinës, tej normave të lejuara.











