Deputeti i PD Genc Pollo ka komentuar sot rezolutën e PPE e cila ndër të tjera kërkon që partitë politike të përfshihen në institucione ndërsa për partitë e Ballkanit edhe pjesëmarrje në reformën në drejtësi.
Sipas Pollos, në të gjitha rezolutat, PPE kërkon pjesëmarrjen në zgjedhje por këtë herë deputeti i PD dhe ekspert në marrëdhëniet ndërkombëtare ka vecuar qëndrimin e rezolutës për shoqërinë civile, hera e parë që theksohet në një dokument të tillë.

“OJF, shoq. civile lipsen të paanshme, të pavarura. Rezoluta per Ballkanin e PPE në Maltë. Jo instrumentalizim politik siç ka ndodhur shpesh”, thuhet në rezolutë, pjesë të cilën Pollo e ka postuar në rrjetet sociale. Droni.al.











