Kreu i PD, Lulzim Basha ironizoi sot Kryeministrin Rama pas deklaratës se Presidenti i ri i vendit mund të jetë edhe nga diaspora.
“#EdMashtrusi lexo njehere Kushtetuten e Shqiperise pastaj ti kendojme Rezolutat e Partise Popullore Europiane…”, postoi kreu i PD në rrjetet sociale.
Rama prej tri ditësh ripublikon deklarata të ndryshme të ndërkombëtarëve ku ndër të tjera kërkohet nga opozita të kthehet në Parlament por ndërkaq i kërkojnë Kryeministrit Rama që të gjejë zgjidhje për zgjedhje tyë drejta dhe të lira.
Rama nuk ka postuar ende prononcimin e Nënsekretarit të Shtetit të SHBA ku kërkon që qeveria dhe opozita të ulen në bisedime.












