Policia e Fierit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë finalizuan operacionin e koduar “Koria”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë Gëzim Goga, 37 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë.
Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është shkuar në fshatin Krutje e Poshtme dhe është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën 1.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 8550 fara bime të dyshuara Cannabis Sattiva, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.












