• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EDI RAMA/ Këto janë kushtet e mia për kushtet e PD

admin by admin
30 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
EDI RAMA/ Këto janë kushtet e mia për kushtet e PD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha kur mund të realizojë kërkesën e opozitës për qeveri teknike, gjatë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në TV Klan. Ndërkohë ka folur edhe për shumë cështje të tjera të ngrituar nga opozita dhe LSI.

Nëse Partia Demokratike në zgjedhjet e qershorit vendos të mos hyjë, po kështu edhe LSI-ja që duket se ka hedhur ide të tilla, ju, do të hyni i vetëm në zgjedhje?

Kryeministri: Së pari, unë vazhdoj të besoj që të gjthë do të hynë në zgjedhje dhe së dyti; unë mbroj bindjen se zgjedhjet janë dita e popullit sovran, nuk janë dita e partive dhe respektimi i datës së zgjedhjeve është respektim i një lirie dhe i një të drejte themelore kushtetuese të popullit sovran për të gjykuar dhe për të zgjedhur. Kështu që, Partia Socialiste, as nuk e ka shtruar njëherë për diskutim nëse, duhet apo s’duhet, për të hyrë në zgjedhje.

Në rast se nuk ka një forcë tjetër politike përballë jush, a është kaq sovran populli atëherë, duke mos pasur alternativë tjetër?

Kryeministri: Populli duhet të gjykojë patjetër edhe faktin që një parti tjetër apo parti të tjera mund të refuzojnë të dalin para edhe gjykimit të tij dhe unë përfitoj nga rasti t’iu them të gjithë demoktratëve që Partia Socialiste është e gatshme të hapet edhe ndaj tyre dhe të nënshkruajë edhe me ta një kontratë katërvjeçare, në rast se Partia Demokratike nuk paraqitet, pastaj pas 4 vitesh ata të rivlerësojnë ofertat e partive dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre të lira dhe sovrane.

Kjo do të thotë se mundësia për një qeveri teknike nga ana juaj si është?

Kryeministri: Qeveria teknike nuk është një mundësi, ajo është një kërkesë politike e opozitës, e cila është në të drejtën e saj të kërkojë çdo gjë që dëshiron të kërkojë, por kjo nuk përbën as detyrimin më të vogël që ne të marrim në konsideratë këtë kërkesë apo kërkesa të kësaj natyre, sepse, ndërkohë ne kemi një kontratë me një milion shqiptarë dhe kontrata skadon me 18 qershor.

Në këtë klimë që ju sapo thatë, a ka shanse që zgjedhjet e 18 qershorit të shtyhen?

Kryeministri: Unë nuk thashë asgjë, pasi nuk shoh asnjë klimë të posaçme, unë shoh një situatë në të cilën PD-ja, e cila është në një krizë lidershipi, është në një krizë skuadre, në krizë programi, është në krizë alternative në tërësi, që nga dita e parë pas humbjes së pushtetit, synon t’a transferojë këtë krizë nga rrethi i ngushtë i elitës së saj në jetën politike dhe me gjasë edhe në jetën tonë shoqërore. Ky është një synim që nuk ka asnjë shans të ketë sukses. Sepse nuk reflekton ndonjë shqetësim popullor, por reflekton thjesht dhe vetëm një konfuzion të madh që e karakterizon PD-në, për fat të keq, gjatë këtyre viteve dhe që është kthyer në një ankth të madh për shkak të vettingut dhe patjetër edhe për shkak të paaftësisë për t’i dhënë njerëzve një ofertë reale, një ofertë të besueshme, një ofertë të votueshme.

Meqë përmendet vettingun, a do t’a votojë Partia Socialiste e vetme?

Kryeministri: Ne do të presim përfundimin e procesit që duhet të bëjë Avokati i Popullit dhe më pas do të ndërmarrim hapat e tjerë në varësi të vendimeve që kanë kohën e tyre, por sigurisht që PD-ja mund t’a vonojë, por nuk mund t’a pengojë popullin shqiptar në realizimin e kësaj aspirate më shumë se çerekshekullore për t’u çliruar nga kthetrat e një klike të korruptuar që sundon sistemin e drejtësisë.

Pra, do të votoni edhe vetëm. Ky është vendimi juaj, apo ende nuk e keni marrë?

Kryeministri: “Prat”, janë për ju. Unë kam përgjigjet e pyetjeve.

Një problem aktual i diskutuar është kanabisi. Në kohën kur ish-ministri Ylli Manjani, propozoi përfshirjen e ushtrisë në luftën ndaj kanabisit, duket se ka patur një kundërshtim nga ana juaj, ndërkohë që tashmë është hedhur kjo ide?

Kryeministri: Edhe ky është një spekulim i madh sepse nuk është kështu. Nuk është absolutisht pjesë e planit tonë kombëtar për luftën kundër kanabisit që të fusim ushtrinë në terren, por në këtë plan prezumohet një konvergim i të gjitha strukturave shtetërore të nivelit qendror apo vendor, për të siguruar një proces sa më të suksesshëm parandalimi dhe në këtë aspekt do të shfrytëzohen edhe kapacitetet vëzhguese të ushtrisë.

Z.kryeministër, pse nuk u mor parasysh kjo, në kohën kur u propozua nga ish-ministri Manjani?

Kryeministri: Më duket se pyetja nuk ka asnjë kuptim, sepse nuk është pjesë e vijës logjike të arsyetimit tonë ky lloj propozimi.

Ndërkohë, për t’u kthyer përsëri tek zgjedhjet, a ekziston ndonjë propabilitet po themi që të ketë një marrëveshje të gjerë për ndryshime elektorale, ku secila forcë të garojë e vetme pa një koalicion parazgjedhor?

Kryeministri: Ne kemi një Kushtetutë, kemi një Kod Zgjedhor dhe për aq sa na takon jemi të gatshëm prej muajsh që të votojmë të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR në raportin e zgjedhjeve të shkuara për të sjellë ato përmirësime që OSBE-ODIHR i konsideron të nevojshme. Kemi hasur në një kundërshti të plotë nga ana e Partisë Demokratike, vazhdojmë të presim PD-në, madje jemi të hapur për çdo propozim, për çdo sygjerim dhe për çdo mekanizëm që PD-ja mund të gjykojë si të nevojshëm për të pasur ajo vetë më shumë garanci sipas saj, ne tani nuk kemi asgjë dhe po vlerësojmë mundësinë e implementimit të rekomandimeve OSBE-ODIHR-it, pa Partinë Demokratike, gjë e cila nuk është e dëshiruar dhe për këtë arsye, presim deri në sekondën e fundit atë, që mund t’a zgjerojë këtë paketë rekomandimesh, mund të sjellë propozime të reja, çdo gjë që PD e konsideron të arsyeshme për rregullat e lojës dhe që nuk është cenim i standardeve ndërkombëtare, gjë që e certifikon OSBE-ODIHR-i dhe jo ne. Ne jemi gati t’a pranojmë pa e diskutuar.

Edhe nëse kjo është një kërkesë për hyrje në zgjedhje pa koalicione?

Kryeministri: Unë nuk flas asnjëherë me “nëse”, sepse nëse-t nuk janë për mua janë për ju. Ku për arsye të profesionit duhet të merreni me nëset. Unë di të them vetëm kaq, që ne jemi të hapur për çdo gjë që Partia Demokratike do të sygjerojë, por duke marrë parasysh nivelin e zbatueshmërisë në njësinë e kohës që kemi në dispozicion dhe standardeve ndërkombëtare, ç’ka certifikohet nga ODIHR-i dhe jo nga ne. Sepse ne nuk mund të bëjmë gjykatësine propozimeve të PD-së në këtë rast.

A ekziston mundësia që të ketë një reduktim të numrit të deputetëve për këto zgjedhje?

Kryeministri: Gjithçka është e mundur, por kjo është një temë për të cilën unë nuk shoh më kohë të arsyeshme.

Kjo do të thotë që Kuvendi i pas 18 qershorit, do dalë po me një numër të tillë deputetësh?

Kryeministri: Do të thotë që unë nuk shoh kohë të arsyeshme, mbase të tjerët shohin. Përgjigja ime është se jemi shumë ngusht me kohën dhe do të presim Partinë Demokratike deri në sekondën e fundit për t’ia dhënë të gjitha shanset dhe, pastaj ne kemi punë me popullin dhe s’kemi punë me çadrën.

Z.Rama, kjo deklaratë e juaja për PD-në, është një ftesë për dialog edhe pas sugjerimeve të ndërkombëtarëve?

Kryeministri: Ftesa për dialog ka qenë e hapur gjithmonë, e kam përsëritur vazhdimisht, por sigurisht duke theksuar se për çfarë nuk mund të negociohet, që është data e zgjedhjeve, sepse ajo është data e popullit dhe jo e partive. Nuk kemi asgjë në dorë për të vendosur brenda një grupi përfaqësuesish të popullit, që populli të kalojë në plan të dytë dhe tekat tona të kalojnë në plan të parë. Si me qeverinë teknike që nuk negociohet për faktin që jemi nën një kontratë dhe kontrata respektohet deri me 18 qershor.

Që do të thotë se të tjerat mund të negociohen deri në çfarë pike?

Kryeministri: Çdo gjë tjetër është e negociueshme, pikat duhet t’i kërkojnë ata që nuk ndjehen mirë, ne ndjehemi shumë mirë dhe s’kemi asnjë problem të marrim në konsideratë çdo gjë që mund t’a bënte Partinë Demokratike të ndjehej më mirë. Por, sigurisht nuk mund të shkojmë përtej kompetencave tona.

Z.kryeministër, ju lutem edhe një pyetje të fundit jashtë politikës. Si ndjeheni që pas Ahmet Zogut, ju keni marrë titullin: “Komandant i Legjionit të Nderit në Francë”?

Kryeministri: Ka qenë një surprizë e jashtëzakonshme sepse unë nuk dija për këtë gjë, për shkak se Franca ka një ligj që ndalon në periudhën zgjedhore prej 45 ditëve që kryeministri të bëjë aktivitete publike të një kategorie të caktuar dhe ceremonia u bë jo si zakonisht me kërkesë të Presidentit që nuk ndodhej për shkak të një vizite jashtë, ndërkohë që vizita ime ishte e programuar që prej vitit të shkuar dhe jam ndjerë vërtetë i lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ata janë dhe kjo nuk është patetizëm, por është një ndjesi e fortë që kam pasur. Sigurisht, ka qenë shumë emocion për mua, po sinqerisht, në atë moment nuk kam menduar për veten, por për njerëzit më të afërt dhe për ata të njohur dhe të panjohur, bashkëpunëtor apo mbështetës nga afër apo nga larg që më kanë besuar dhe më kanë dhënë privilegjin e madh që të kryej këtë detyrë, për të cilën kam marrë këtë vlerësim kaq të jashtëzakonshëm, që natyrisht është një burim i madh frymëzimi dhe energjie për të vazhduar kryerjen me vendosmëri të madhe të kësaj detyre me përgjegjësi shumë të lartë. Medalja mbetet vlerë në prehrin e nënës time, të gruas time dhe patjetër në gjoksin e fëmijëve tanë. Opinion.al

Previous Post

“2 trafikantë droge në mes debatit PS-LSI, ja pse po blihen zgjedhjet në Elbasan”

Next Post

DETAJET/2 lezhjanë përdhunojnë në Kamëz nënën e një fëmije

admin

admin

Next Post
DETAJET/2 lezhjanë përdhunojnë në Kamëz nënën e një fëmije

DETAJET/2 lezhjanë përdhunojnë në Kamëz nënën e një fëmije

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.