Foto Arkiv – Edi Rama në kohën që ishte emigrant në Francë
Kreu i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi ka vijuar ironinë e tij me dekoratën e Edi Ramës, të marrë nga Franca.
Në përgjigje të një replike të ministres së Mbrojtje Mimi Kodheli, Blushi “saktësoi” se, “Franca ka dekoruar një emigrant shembullor, i cili nuk shkelte trafikun, nuk kishte makinë, nuk lëshonte gazra në natyrë. Si kryeministër nuk hyn në ‘Legjionin e Nderit por në ‘Legjionin e Turpit’ me Mark Frrokun, Vangjush Dakon apo Elvis Rroshi”, u shpreh Blushi.
DRONI.al












