• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ Prokuroria: Droga dhe prostitucioni kanë lulëzuar gjatë vitit 2016

admin by admin
29 March, 2017
in Kronika
0
RAPORTI/ Prokuroria: Droga dhe prostitucioni kanë lulëzuar gjatë vitit 2016
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tendenca e krimit për vitin 2016 ka shënuar dinamikë interesante, ku korrupsioni, vjedhja, kontrabanda dhe falsifikimi kanë shënuar ulje, ndërsa është rritur trafiku i drogës, prostitucioni, krimet kompjuterike, etj. Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme, saktëson se cilat krime kanë shënuar rritje dhe cilat janë ato me ulje.

Rritjet 
Për sa i përket veprave penale që vihet re një rritje e numrit të procedimeve të regjistruara për vitin 2016, ku kryesojnë “Veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë”, të cilat në vitin 2016 kanë një rritje prej 51 % të numrit të procedimeve të regjistruara, në krahasim me vitin 2015.
“Veprat penale kundër drejtësisë” të regjistruara në vitin 2016 kanë pësuar një rritje prej 43,4 %, ndërsa “Veprat penale kundër prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve” kanë një rritje prej 38,7 %. “Veprat penale të mashtrimit” në vitin 2016 kanë një rritje prej 33,5 % krahasuar me vitin 2015, ndërsa “Krimet kundër shëndetit të shkaktuar me pakujdesi” të regjistruara në vitin 2016 kanë pësuar një rritje prej 33,3%.
“Krimet Kundër jetës të kryera me dashje” kanë pësuar një rritje prej 7 % në krahasim me vitin 2015;  “Veprat penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatzanisë ose nga mosdhënia e ndihmës” në vitin 2016 kanë një rritje prej 14,7 %; “Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit”, rezultojnë se në vitin 2016 kanë një rritje 3,4 %; “Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” kanë një rritje prej 9 %;
“Veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare” kanë një rritje prej 2,4 herë në krahasim me vitin 2015; “Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik” kanë pësuar një rritje prej 11 %; “Veprat penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale” kanë pësuar një rritje prej 20 %; “Veprat penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale” kanë një rritje prej 2,9 %, ndërsa “Veprat penale kundër krimit kompjuterik” në vitin 2016 kanë një rritje prej 7,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara.

Uljet
Për vitin 2016 vihen re tendenca në ulje të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale si më poshtë: “Krimet kundër jetës të shkaktuar me pakujdesi”, janë ulur me 54,5 % në krahasim me vitin 2015. “Veprat Penale kundër shëndetit të kryera me dashje” janë ulur me 10,2 ndërsa “Krimet seksuale” kanë pësuar një ulje prej 15,5 % të numrit të procedimeve të regjistruara. “Veprat penale kundër lirisë së personit” në vitin 2016 kanë një ulje prej 26,4%, ndërsa “Veprat penale kundër vjedhjes së pasurisë” kanë një ulje prej 9 %.
“Veprat penale të shkatërrimit të pronës” kanë një ulje në krahasim me vitin 2015, në masën 20 %, ndërsa “Veprat penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarive bankare dhe financiare” kanë një ulje prej 50 %. “Krimet në fushën e doganave” kanë një ulje prej 11 %; “Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet” kanë një ulje 55,4 %;
“Veprat penale të falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë” kanë një ulje prej 27,8 %; “Veprat penale të falsifikimit të dokumenteve” kanë një ulje prej 2 %; “Zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit” një ulje prej 48,4 %; “Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës” kanë një ulje prej 20,3 %; “Veprat penale kundër mjedisit” kanë një ulje prej 19 %; “Veprat penale me qëllime terroriste” një ulje prej 50 %; “Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit” kanë një ulje prej 3,9 %; “Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike” në vitin 2016 kanë një ulje prej 7,6 %; “Veprat penale të korrupsionit” kanë një ulje prej 24,4 %; “Veprat penale të trafiqeve të paligjshme” kanë pësuar një ulje prej 15,7 %.

Prodhimi dhe trafikimi i narkotikëve rritet me 38.7 %
Pesha specifike që prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike zë për vitin 2016 përkundrejt numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, është 8,4 %, ndërsa për vitin 2015 ka qenë 5,9 %.
Koefiçenti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2016 është 91,8, ndërsa në vitin 2015 ka qenë 65,9. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2016 ka një rritje prej 38,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë grup veprash penale në krahasim me vitin 2015. Ndërkaq kemi rritje prej 53,4 % të procedimeve të dërguara për gjykim në krahasim me vitin 2015.
Në lidhje me të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re një rritje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2015 prej 29,8 %, rritje e numrit të të pandehurve të cilët i janë dërguar gjyqit prej 57,4 % dhe rritje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 67,6 % përkundrejt vitit 2015.

Shfrytëzimi i prostitucionit, 17 % kryhet vetëm në Tiranë
Pesha specifike që prostitucioni në grupin e veprave penale “Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit” është 21,8 % për vitin 2016, ndërkohë që në vitin 2015 ka qenë 17,5 %.
Nga të dhënat statistikore vihet re tendenca në rritje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në vitin 2016 me  28 % në krahasim me vitin 2015. Numri më i madh i procedimeve  për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit është regjistruar në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë, konkretisht 17 % e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
Prokuroria e shkallës së parë Korçë ka regjistruar 14 % të procedimeve në shkallë vendi, prokuroritë e  shkallës së parë Vlorë e Durrës kanë regjistruar 12 % të procedimeve në shkallë vendi, prokuroria  e shkallës së parë Elbasan ka regjistruar 8 % të procedimeve, prokuroritë e shkallës së parë Fier, Lushnjë e Shkodër kanë regjistruar rreth 5 % të procedimeve në shkallë vendi, prokuroritë e shkallës së parë Berat e Lezhë kanë regjistruar 3 % të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi dhe prokuroritë e shkallës së parë Dibër, Gjirokastër, Krujë, Kukës, Kurbin, Pogradec e Sarandë kanë regjistruar 1 procedim penal për vitin 2016 ose 2 % të totalit.
Ndërkaq në prokuroritë e tjera nuk është regjistruar asnjë procedim gjatë vitit 2016, për veprën penale të parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Previous Post

EMRAT/ Lushnjë, arrestohen dy trafikantë tritoli

Next Post

HARTA E KRIMIT/ Kryeson Vlora e ndjekur nga Gjirokastra, Dibra e fundit

admin

admin

Next Post
HARTA E KRIMIT/ Kryeson Vlora e ndjekur nga Gjirokastra, Dibra e fundit

HARTA E KRIMIT/ Kryeson Vlora e ndjekur nga Gjirokastra, Dibra e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.