• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Berisha pret ambasadorin italian: Vetëm qeveria teknike i siguron zgjedhjet parlamentare

admin by admin
29 March, 2017
in Politika
0
FOTO/ Berisha pret ambasadorin italian: Vetëm qeveria teknike i siguron zgjedhjet parlamentare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cuttilo, me të cilin diskutoi mbi situatën politike në vend. 
Gjatë takimit, Berisha i shprehu ambasadorit Cuttilo mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Italia në të gjitha proceset demokratike dhe integruese të vendit si dhe falënderimet për mbështetjen e vlefshme të treguar në raport me kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ish kryeministri Berisha iu përgjigj interesit të ambasadorit Cuttilo për situatën aktuale ne vend.
Në këtë kuadër, ish-kryeministri theksoi se sot vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme, e cila mund ta çojë atë drejt desabilizimit. Ai theksoi se një opozitë, kudo në botë, ka si mision kryesor: zgjedhjet.
Lidhur me këtë, Berisha nënvizoi se, cilido që dëshiron të vlerësojë objektivisht shkaqet themelore të protestës së opozitës,  është i lutur t’i hedhë një sy raportit të OSBE/ODHIR të zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Ai theksoi se në këtë raport, me fakte të pakontestueshme, denoncohet ndërhyrja e fuqishme në rezultatin e zgjedhjeve, e drogës dhe parave të saj, krimit dhe presionit të tij, blerjes masive të votës, angazhimit të administratës shtetërore në procesin elektoral, kontrolli i mediave dhe pabarazia mes palëve në çdo aspekt. Ai vlerësoi me keqardhje se, sot, pas dy viteve, secili prej këtyre faktorëve, jo që nuk është zgjidhur apo përmirësuar, por është përkeqësuar, së paku 4-5 herë.
Ish-kryeministri theksoi se këtë vit, Shqipëria u mbulua nga droga në çdo skaj të saj, sepse kjo ishte një politikë qeveritare e pashpallur e Edi Ramës për qëllime elektorale. Për zbatimin e kësaj politike, Berisha theksoi se drejtues kryesorë të PS, bënë fushatë për legalizimin e kanabisit, kurse vetë kryeministri, në takime politike me fermerë në Këlcyrë e gjetkë, pyeste fermerët nëse kishin mbjellë kanabis, duke shprehur mbështetje për mbjelljen e saj, ndërsa deputetët, qeveritarët vendor dhe drejtuesit e policisë, u bënë kudo aksionerë në mbjelljen, ruajtjen dhe trafikimin e drogës.
Berisha ngriti shqetësimin se, sot, opozita përballet me malin e drogës dhe paratë e këtij mali që u krijuan më së pari, për qëllime elektorale.
Ai e njohu ambasadorin me faktin se në Peshkopi ne zgjedhjet vendore, pronarëve të parcelave u jepeshin listat e familjeve dhe farefisit të larguar vite më parë nga fshati, me detyrimin që ata të vinin nga Tirana, Durrësi apo kudo banonin, të votonin për PS, në rast të kundërt, ata arrestoheshin se kishin mbjellë kanabis dhe plantacioni u shkatërrohej.
Berisha theksoi se përveç të gjitha këtyre, statistikat zyrtare te Policisë së Shtetit, e cituar edhe nga raporti i Departamentit të Shtetit, thotë se, Policia e Shtetit ka korrur këtë vit 2.5 milionë rrënjë kanabis, të cilat në peshë nën mesatare, përbëjnë 10 mijë ton kanabis. Ai u shpreh se në Shqipëri, ka ligje shumë të rrepta për procedurën e shkatërrimit me prokuror dhe proces-verbal të drogës, dhe se nga 10 mijë tonë të korrur, nuk ekzistojnë dokumente zyrtare as dhe vetëm për një ton të asgjësuar.
Ato nuk ekzistojnë, sepse droga nuk është asgjësuar, por ka mbushur tunelet, depot e ushtrisë, policisë dhe rezervave shtetërore dhe, eksportohet çdo natë nga Policia dhe trafikantët në drejtim të Italisë, Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës. Sipas informacioneve, theksoi ai, vetëm nga Vlora, nisen çdo natë 3-5 skafe të mëdha, kurse nga Bregu dhe Saranda, Balili nis çdo natë skafe dhe anije, kryesisht drejt Greqisë, dhe të mbyturit në det, në këtë trafik, janë me dhjetëra por policia e fsheh këtë statistike.
Kjo është një tjetër arsye se pse opozita kërkon qeveri teknike, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se, përkundrejt Edi Rames dhe Fatmir Xhafes qe dinë të bëjnë drogë, qeveria teknike që kërkon opozita do të tregojë zero tolerancë ndaj drogës, do të vendosë me urgjencë moratoriumin për skafet, industrinë e mafies dhe të vdekjes, dhe do të shkatërrojë mijëra e mijëra ton drogë të fshehur.
Berisha e njohu ambasadorin Cuttilo me faktin se sot, pas dy vitesh nga zgjedhjet lokale, pushteti i bandave dhe krimit, është pesëfishuar. Rama nxori nga burgu Lul Berishën, “Hakmarrjen përDrejtësi”, po riorganizon bandën e Aldo Bares, Shullazi është më i fuqishëm në burg, sot, se asnjëherë më parë. Ndaj ne vleresimin e tij qeveria teknike duhet për të prerë me urgjencë lidhjet e këtyre bandave me pushtetin dhe për t’i vendosur ata prapa hekurave.
Dy vite më parë, në zgjedhjet vendore, u përdorën burime të shumta financiare dhe njerëzore të administratës shtetërore për qëllime elektorale, kurse sot,ta ish kryeministri Berisha, çdo punonjës administrate si dhe çdo ushtarak, polic, punonjës i Gardës apo të qeverisë vendore, pra mbi 150 mijë vetë, janë shpallur patronazhistë dhe, si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, janë shndërruar në trupën elektorale të PS. Zoti Berisha theksoi se opozita kërkon qeverinë teknike, e cila të garantojë me rreptësi zbatimin e ligjit për institucionet e depolitizuara të shtetit dhe administratës publike, dhe që i vendosin palët në pozita të barabarta në raport me burimet njerëzore të shtetit.
Ai shprehu keqardhjen se sot qeveria ka vendosur në kontroll të plotë, si kurrë më parë, të gjitha mediat kombëtare të vendit, dyke theksuar se një situatë e tillë për opozitën nuk ka ekzistuar, as në vitin 1991, ku qeveria aktuale, në fushën e mediave, kontrollon ato dhe çdo institucion mbikqyrës. Ndaj, ne vleresimin e tij vetëm një qeveri teknike mund të garantojë zbatimin e drejtë të ligjit elektoral për mediat.
Së fundi, ish kryeministri Berisha theksoi dhe njëherë se opozita sot, si kurrë më parë, ndodhet para një mali me narko-euro, me të cilat qeveria aktuale është e vendosur që të blejë votat, dhe u shpreh se, vetëm një qeveri teknike mund të garantojë zbatimin e rreptë të ligjit dhe bllokimin e përdorimit të narko-erove për blerjen e votave.
Interesit të ambasadorit Cuttilo për reformën në drejtësi, zoti Berisha iu pergjigj se opozita është thellësisht e interesuar të japë kontributin e vet në këtë reforme, por, Edi Rama, grisi marrëveshjen e 21 korrikut, sipas të cilës, nenet Kushtetuese, ligjet e lidhura me to dhe reforma elektorale do të votoheshin me konsensus. Ai theksoi se pasi dështoi platforma Soros për t’i dhënë me Kushtetutë, drejtësinë në dorë Ramës, atëherë kjo u realizua me 7 ligjet e tjera, duke shkelur marrëveshjen dhe përjashtuar opozitën. Prandaj opozita kërkon qeveri teknike dhe rikthimin e konsensusit për ligjet e reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore, por Rama ka vendosur të fusë në xhep drejtësinë e vendit, u shpreh ish kryeministri Berisha.

Previous Post

VIDEO/ Basha nga Kongresi PPE: Shqipëria rekord për kultivim kanabisi, po tentohet manipulimi i zgjedhjeve

Next Post

Saimir Tahiri shan LSI në zonat e PD-së

admin

admin

Next Post
Saimir Tahiri shan LSI në zonat e PD-së

Saimir Tahiri shan LSI në zonat e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.