Foto Ilustruese
Dy trafikantë lëndësh eksplozive nga Elbasani janë arrestuar tek Rrethrrotullimi i Çermës në Lushnje, pasi ishin ndjekur prej më se një muaji nga Policia për veprimtarinë e tyre kriminale.
Ata janë, Sokol Isufaj, 35 vjeç dhe Ahmet Myftari, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Në momentin e arrestimit atyre iu gjet 1 kallëp tritoli.
Sipas Policisë së Fierit të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin u siguronin personave të ndryshëm sipas kërkesave sasi eksplozivi, kundrejt shumave deri në 500 euro.
Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese e radioaktive” .











