• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

YLLI MANJANI/ Besimi vjen vetëm nga dialogu! Dialogu vjen vetëm kur s’ka arrogancë!

admin by admin
28 March, 2017
in Politika
0
YLLI MANJANI/ Besimi vjen vetëm nga dialogu! Dialogu vjen vetëm kur s’ka arrogancë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
ylli manjani, vogel

Ylli Manjani

Nuk ka asnjë dyshim që kriza e sotme politike buron nga kriza e zgjedhjeve. Partitë si asnjëherë tjetër më parë janë në krizë të thellë besimi, madje deri në paranojë.
Kriza e zgjedhjeve ka qenë gjithnjë e pranishme, por bashkë me të ka qenë prezent edhe zgjidhja. Shumicat politike sado arrogante, kanë toleruar gjithnjë, pavarësisht deklaratave “ne do hyjmë në zgjedhje, pa opozitën…”
Në 2003, 2005, 2007 dhe 2008 u bënë reforma të konsiderueshme e madje të thella zgjedhore sipas kërkesave të opozitës së kohës. Në vitet në vijim nuk u bënë ndërhyrje të thella në ligjin e zgjedhjeve, por thjesht u krijuan e madje u shpikë praktika të reja gjate zbatimit. Shpikje p. sh:, ishte zëvendësimi i Ilirjan Muhos nga KQZ, pavarësisht se ligji nuk e lejonte këtë gjë. Shpikja vijoi kur PS dhe LSI bojkotuan KQZ ne zgjedhjet e vitit 2013.
Pra gjithnjë ka pasur zgjidhje! Edhe kur mendohej se zgjedhjet ishin të shkatërruara nga mospjesëmarrja e opozitës së radhës. Në 2007, Rama kërcënoi me mos hyrje në zgjedhjet vendore edhe pse e kishte siguruar marrëveshjen me LSI. Arsyeja ishin Çertifikatat. U negociua në zyrën e Presidentit të kohës dhe u gjet një zgjidhje.
Kjo kriza e sotme nuk ka lindur sot, sigurisht! Ajo ka filluar që në vitin 2008, ku u miratua ky sistem zgjedhor që kemi sot. Ky sistem i kthen zgjedhjet në votim! Mjafton të bësh koalicionin e duhur dhe zgjedhjet janë formalitet. Dihet se kush do jete shumica e kush pakica. Madje deri në njëfarë mase dihen edhe numrat.
Sistemi aktual zgjedhor është pengmarrës. Ai merr peng partitë sepse vendimmarrjet e tyre varen nga matematika e koalicioneve. Formula e D’hondt favorizon dukshëm partinë apo koalicionin më të madh. Nga ana tjetër votat e çdo partie (pavarësisht madhësisë) bëhet efektive në thesin e koalicionit!
Sistemi i sotëm nuk lë asnjë shteg as për burrni e as për moral! Je i detyruar të kërcesh në vallen e një koalicioni, pavarësisht se çmendon apo sa dakordësi ke me të!
Ky sistem fsheh, mbi të gjitha,fuqinë elektorale të çdo partie. E vetmja gjë që dihet me siguri, në llogaritë e këtij sistemi zgjedhor, është dëmi që mund të shkaktojë një parti, por jo fuqia reale e saj.
Ideja e pasjes se një shumice të paravendosur në zgjedhje është jo demokratike dhe prodhoj vetëm arrogancë! Cilido që kërkon arsyet e arrogancës së pushtetit, sugjeroj ti kërkojë te sistemi zgjedhor aktual. Dihet që prej vitesh, në dilemën demokraci apo stabilitet, Shqipëria ka zgjedhur stanilitetin. Por kemi nevojë ulëritëse për më shumë demokraci.
Kemi nevojë të pa përmbajtur për më shumë dialog politik në vend dhe për pasojë për më shumë besim. Pa besim nuk ka as menaxhim zgjedhjesh. Le ti bëjmë si të duam, me ose pa elektronikë, me ose pa komisione politike, me ose pa kolegj zgjedhor. Le ti vëmë dënimet maksimale! Pa besim politik nuk ka administrim zgjedhor!
Besimi vjen vetëm nga dialogu! Dialogu vjen vetëm kur s’ka arrogancë! Arroganca ikën nëse shumicat qeverisëse djersitin, jo vetëm për të fituar qeverinë, por edhe për ta mbajtur atë!
Prandaj kam bindjen e plotë se kriza e sotme, nëse duam të jetë e fundit e këtij lloji, zgjidhet me reformën e sistemit zgjedhor.
Sistemi i ri zgjedhor duhet të jetë: i thjeshtë (proporcional kombëtar, ose rajonal me 5 qarqe me numër të barabartë zgjedhësish); përfaqësues ku çdo kush, parti apo individ,të ketë shansin të zgjidhet dhe çdo kush të ndjehet i përfaqësuar në vendimmarrje; i moralshëm, ku partitë të konkurrojnë me programe dhe të ndërtojnë aleanca pas zgjedhjeve mbi bazë votash dhe idesh, jo pazaresh!
Është imperative kjo reformë! Madje edhe më imperative se zgjedhja e Presidentit apo e qeverisë teknike!
Është krejtësisht e bëshme kjo reformë edhe pa ndryshime kushtetuese, nëse ruhet numri 140 i deputetëve. Edhe nëse do duhen ndryshimet kushtetuese, janë të bëshme dhe pa ndihmën e ekspertëve të nivelit të lartë!
Kjo e zgjidh njëherë e mirë këtë pisllëk politik! Kjo e heq pengmarrjen e votën! Zgjidh krizat e këtij lloji dhe vendos precedentë pozitivë për të ardhmen! Kjo reformë detyron partitë të dialogojnë dhe jo të deklarojnë qesim!
Duhet konsideruar kjo gjë! Është e vetmja rrugë që i pajton të gjithë.

Previous Post

SKANDAL/ Lindita Nikolla fillon “mobilizimin” e mësuesve si komisionerë të PS

Next Post

SPECIALE/ Pasuritë e prokurorëve, kush është më i pasuri dhe më i varfri

admin

admin

Next Post
SPECIALE/ Pasuritë e prokurorëve, kush është më i pasuri dhe më i varfri

SPECIALE/ Pasuritë e prokurorëve, kush është më i pasuri dhe më i varfri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.