Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me një pjesë të Lungomares të ndërtuar ku duket se betoni zbret deri në valët e detit
“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje tërheqëse të “Hijes së Diellit” mbi bregun e Lungomares, një disk që shfaqet gjatë zbaticës e zhduket gjatë baticës, përballë shkallares së bukur përgjatë vijës së rilindur bregdetare të qytetit”, shkruan Rama. Por duket se qytetarët e Vlorës nuk e kanë pëlqyer. Një banor i thotë se asgjë nuk ka ndryshuar për mirë me ndërtimin e saj ndërkohë që një tjetër i thotë ëake uppër vettingun se po i shkon për lesh. Droni.al













