Pamje nga vendi i aksidentit
Dy persona jane ne rrezik per jeten pas perplasjes se dy automjeteve ne rrugen Lezhe – Shkoder. Aksidenti rrugor ndodhi prane kryqezimit te Gjadrit, dhe njera nga makinat perfundoi ne kanal. Dy personat qe ndodheshin brenda saj, moren plage te renda dhe u derguan me urgjence ne spitalin e Lezhes. Nuk dihet shkaku, por sipas policise, njeri nga mjetet ka bere nje parakalim te gabuar ne kryqezim.











