• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Papa Françesku dekoron murgeshën nga Shkodra

admin by admin
28 March, 2017
in Kronika
0
FOTO/ Papa Françesku dekoron murgeshën nga Shkodra
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në festën e Zojës Nunciatë, më 25 mars, bashkësia katolike e famullisë Shën Nikolli Pistull, u mblodh për të festuar një murgeshë imcake, të mbijetuar nga komunizmi. Është motër Marie Kaleta, të cilën Ati i Shenjtë Françesku, që ia dëgjoi dëshminë gjatë vizitës së tij në Tiranë, e ka nderuar me medaljen e “Kryqit për Kishën e për Papën”. Medalja u dha për herë të parë nga Papa Leoni XIII më 17 korrik 1888, me Letrën apostolike “Quod Singulari Dei Concessu”, për të përkujtuar 50-vjetorin e meshtarisë së tij. Sot ajo u jepet laikëve ose të shuguruarve, që dallohen për shërbimin e tyre ndaj Kishës dhe Papës së Romës.

Me kërkesën e Kuries Dioqezane të Sapës, Ati i Shenjtë Francesku është denjuar t’i japë Motër Maria Kaletës  P.F.SS. (stigmatine), Dekoraten e Kryqit të Lartë për Kishën e Papën (Pro Ecclesia et Pontefice) të themeluar kryesisht për ata që janë dalluar për “Përkushtimin, Zellin, Shërbimin” dhe angazhimin e tyre, duke i dhënë njëkohësisht të drejtën për ta mbajtur në publik këtë Dekoratë. 

Në festën e Lajmërimit të Zotit që ndryshe njihet si festa e Zojës Nunciatë, datë 25 mars 2017, bashkësia katolike e famullisë Shën Nikolli Pistull, u mblodh në kremtimin e ceremonisë së rastit.

Nderuan me praninë e tyre  përfaqëuesi i Selisë së Shenjtë në vendin tonë, i ngarkuari me punë në Nunciaturën Apostolike, Mons. Romanus Mbena, meshtarë, rregulltarë e rregulltare, Nëna Gjenerale e motrave Stigmatine e ardhur enkas për këtë rast nga Italia, përfaqësues të pushtetit lokal si dhe besimtarë të shumtë.

Që në fillim të kremtimit të udhëhequr nga Administratori Dioqezan i Sapës, dom Simon Kulli, ai iu shprehu mirëseardhjen të gjithëve dhe mirënjohjen ndaj Zotit duke e falenderuar për dhuratën e jetës dhe shëndetin e plotë të Motër Maria Kaletës; për shërbimin e saj për shumë e shumë vite, e mbi të gjitha gjatë regjimit komunist; t’i japim lavdi Zotit për punën dhe përkushtimin e ringjalljes së fesë në zemrat e besimtarëve në shumë fshatra të Zadrimës, punë të cilën besoj se të gjithë ju e njihni dhe e dini shumë mirë se ajo, me thjeshtësinë e saj, e realizonte shpalljen e Ungjillit me shumë dashuri dhe përvujtëri. Ndërsa gjatë homelisë së rastit, dom Simoni iu drejtua Motër Maries duke i thënë se veprimtarinë tënde të 45 viteve të tua në noviciat, e flet më së miri fytyra e jote e vuajtur me rrudhat e saj, sepse je munduar gjithmonë t’i qëndrosh afër axhes tënd,  Martirit dom Ndoc Suma në vitet e vuajtjeve të tija nëpër burgje, dhe bashkëmotrës tënde martire, Marije Tuci. Ti, halla Marije siç edhe të thërrasin e gjithë bashkësia, je kushtuar vullnetarisht për t’iu shërbyer të gjithëve në kishë në shërbim për më të vegjëlit, të sëmurët, të vuajturit, të varfërit,  në çdo aspekt, social – kulturor, në të gjitha rrethanat.

Halla Marije, si Administrator i kësaj Dioqeze  e falenderoj Zotin për jetën rregulltare tënden, dhe të falenderoj Ty, për dashurinë e shprehur në vepër, për këtë vend dhe popull, kaq të vuajtur dhe uritur për Zotin. Gjatë këtyre viteve të shërbimit tënd je angazhuar që ta shuash këtë uri me Fjalën e Zotit dhe me sakramentet e shenjta.

Gjithashtu, Dom Simoni kujtoi dhe nuk mund të mos e përmendte edhe përkushtimin e saj ndaj tij dhe dom Marjan Lumçit; ndikimin që ajo pati në zbulimin e thirrjes së tyre meshtarake, dhe me përulësi iu drejtua me fjalët:  Të falem Halla Mari, që me ndihmën e Zotit dhe me lutjet tuaja që na kanë shoqëruar pa nda, ia arritëm dëshirës për të qenë një nga shërbëtorët e Zotit.

Më pas, Mons. Romanus lexoi dekretin e dërguar nga Vatikani në të cilin shkruhej titulli zyrtar dedikuar Motër Maria Kaletës. Vetë motër Maria mes emocioneve të shumta shprehi falenderimet e saja për këtë nder dhe mirënjohje që po i bëhej, dhe me modestinë më të madhe thoshte se nuk i meritoj këto.

Motër Maria Kaleta është motra stigmatine që gjatë gjithë regjimit edhe pse në fshehtësi iu përkushtua jetës së murgeshës ku pavarësisht se ka jetuar mes sakrificave, vuajtjeve e përndjekjeve,së bashku me të ka jetuar edhe “feja” pa u lëkundur asnjëherë. Ajo është një martire e gjallë e ditëve tona, që me dëshminë e saj së bashku me Kardinalin Dom Ernest Troshanin, me 24 shtator 2014 përlotën Papa Françeskun në Katedralen e Tiranës.

Sot Motër Marija gëzon plot 88 vjet. Jeta e saj është një dëshmi me plot sakrifica, dhe herë herë me sfida që ia kanë lodhur shpirtin, por nuk u dorëzua kurrë, duke u mbështetur vetëm në Jezu Krishtin.
Radio Vatikan

Previous Post

SKANDAL & DOKUMENT/ Të privilegjuarit në Kryeministri e Financa, u rritet rroga më shumë se të tjerëve

Next Post

INTERVISTA/ Parashqevi Simaku: Ju rrëfej Amerikën time!

admin

admin

Next Post
INTERVISTA/ Parashqevi Simaku: Ju rrëfej Amerikën time!

INTERVISTA/ Parashqevi Simaku: Ju rrëfej Amerikën time!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.