• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alfred Peza: LSI e vetme në zgjedhje? Normale!

admin by admin
28 March, 2017
in Politika
0
Alfred Peza: LSI e vetme në zgjedhje? Normale!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Alfred Peza teksa komentoi aktualitetin politik në vend, ku kryefjala ishin zgjedhjet e 18 qershorit ka dhënë opinionin e tij për faktin nëse do të ketë apo jo një rinovim të ‘kontratës’ mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë një interviste për rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Peza theksoi se PS ka shprehur qëndrimin e saj të hapur gjatë këtyre kohëve për të firmosur sërish marrëveshjen me LSI, e cila u bë më 1 prill të 2013-ës, raporton ‘BalkanWeb‘.
“Ka dy qëndrime; një me deklarim dhe një me mosdeklarim nga dy palët kryesore, nga PS dhe LSI. PS është shprehur hapur, qartë dhe prej kohësh në lidhje me këtë gjë. Ndërkohë që LSI nuk ka një deklaratë të qartë dhe të prerë në lidhje me koalicionin, është e mirëkuptueshme për aq kohë sa një parti bën kalkulimet e veta. Nuk është sekret që tashmë LSI me qëndrimet e liderëve të saj dhe ministrave apo aktorëve të tjerë më pak apo shumë të rëndësishëm është shprehur për një lloj protagonizmi më të madh në zgjedhje, deri në daljen e saj e vetme në zgjedhje. Kjo është krejt normale. Informacioni im është se ajo çfarë ndodh në jetën fizike, ndodh dhe në jetën metafizike. Ka një boshllëk në terren, ku elektorati është fokusuar tek PS. PD ka një boshllëk dhe partitë e tjera politike po e shfrytëzojnë këtë terren”, tha Peza.
Ai shtoi më tej se, “Në politikë ju e dini që procesi i negocimit është permanent dhe është aty për sa kohë kur palët politike në distancë apo undergroun apo publikisht japin e marrin mesazhe. Procesi politik në tërësinë e vet është një negociatë në vijim. Ka një dhënie topi, nëse e keni lexuar deklaratën e zoti Rama për zgjedhjen e presidentit, thuhet se ai të zgjidhet në mënyrë konsensuale. Është një dritare. Nuk e di nëse është lexuar siç duhet”.
Po ashtu, Peza nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarit sa i takon faktit nëse brenda PS ka zëra që kundërshtojnë bashkëpunimin për këto zgjedhje me LSI. Deputeti i majtë u shpreh se deri tani nuk ka pasur asnjë zë zyrtar kundër këtij bashkëpunimi. Por lë të hapur dhe opsionin tjetër që PS mund të dalë e vetme në zgjedhje, pasi kujton shprehjen ‘Kurrë mos thuaj kurrë’.
“Nuk kam dëgjuar në zë të tillë kundër koalicionit. Zyrtarisht në asnjë rast nuk është diskutuar brenda PS për ndarje. Në politikë është akoma thënia: Kurrë mos thuaj kurrë. Si e tillë nuk do thotë se ka lajm që ne po mendojmë këtë apo atë. Ditën e diel lançohet dhe Kongresi Elektoral”, pohoi Peza.

Previous Post

Kokëdhima: Në fund të majit, ZGJIDHJA do të jetë forca e katërt nga anëtarësia

Next Post

Shqipëria harron çfarë është fitorja, edhe Bosnja na mund në shtëpi

admin

admin

Next Post
Shqipëria harron çfarë është fitorja, edhe Bosnja na mund në shtëpi

Shqipëria harron çfarë është fitorja, edhe Bosnja na mund në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.