• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta e opozitës, Basha: Nuk tërhiqemi, kemi mbështetjen e Washingtonit

admin by admin
27 March, 2017
in Politika
0
Protesta e opozitës, Basha: Nuk tërhiqemi, kemi mbështetjen e Washingtonit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e opozitës është në ditën e 38-të dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk do të pranojë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama.
“Nuk do të pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama le ta dëgjojnë miqtë dhe armiqtë tanë”, tha Basha para protestuesve në çadrën e ngritur para kryeministrisë prej 18 shkurtit.
Basha bëri apel për vijimin e qëndresës sepse, “Kjo që po zhvillojmë është jo më pak se një luftë për jetë a vdekje për Shqipërinë euroatlnatike. Mafia ndërkombëtare narkomafia shqiptarë të bërë njish me Edi Ramën po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur milionat e aferave korruptive që janë luajtur në kurriz të popullit shqiptar, do të bëjnë gjithçka për të ruajtur miliardat e kanabisit, kokainës e heroinës me të cilën financojnë politikë dhe lobistët e tyre”.
Basha tha se PD  dhe opozita ka marrë mbështetjen totale nga Washigntoni për kauzat për të cilat u ngrit çadra dhe opozita nuk tërhiqet.
“Për këtë betejë për këtë kauzë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, largimit të krimit nga politika dhe luftën pa kompromis kundër drogës, po kanë marrë mbështetje totale në Washginton dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka synim Shqipërinë,  standardin europian. Nuk ka tërheqje sepse do të thotë rënie të zgjedhjeve të lira e të ndershme, tërheqje do të thotë Shqipëri të republikës së drogës. Do të ketë luftë të vendosur deri në fitore”, u shpreh më tej kreu i PD-së.

 

Mesazhi sot i Lulzim Bashës në ditën e 38 të protestës


lulzim basha, fjalim cader 38Edi Rama, narkomafia shqiptare, mediat e blera me paratë e drogës, me paratë e korrupsionit, i kanë shpallur luftë popullit shqiptar, jo thjesht kësaj çadre, por popullit shqiptar dhe aspiratës së tij për demokraci të vërtetë dhe drejtësi të vërtetë.
Këtu në agorë, në këtë shesh të lirisë, ditë për ditë, paqësisht, me zë të lartë përgjegjësie patriotike dhe qytetare, ne shpalosim Shqipërinë e vërtetë.
Por ditë për ditë jemi këtu për t’i kujtuar njëri –tjetrit, shqiptarëve kudo ku janë, miqve tanë nga Uashingtoni në Bruksel, që na duan të mirën, që duan një Shqipëri me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me drejtësi të vërtetë, me gjyqtarë të pastër që nuk mbrojnë, por ndëshkojnë korrupsionin, si ky i CEZ-it, nuk mbrojnë por ndëshkojnë faraonët e drogës të bërë njësh me pushtetit, se; në këtë agorë të paqes, të qëndresës dhe të vendosmërisë, kjo që po zhvillojmë është jo më pak se një luftë për jetë a vdekje, për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë demokratike, për Shqipërinë euroatlantike.
Mafia ndërkombëtare, narkomafia shqiptare të bërë njësh me Edi Ramën po bëjnë e do bëjnë gjithçka për të mbrojtur milionat e aferave të pista korruptive që janë luajtur në kurriz të popullit shqiptar. Po bëjnë e do bëjnë gjithçka për të ruajtur miliardat e drogës, të kanabisit, heroinës e të kokainës me të cilat financojnë politikën e tyre, lobistët e tyre, me të cilat mendojnë se mund të blejnë të vërtetën për të shtypur një herë e mirë aspiratën e këtij populli për drejtësi të vërtet, për demokraci të vërtetë.
Ndaj në këtë luftë ka vetëm dy rrugë.
Rruga e parë, rruga që dëshirojnë kundërshtarët dhe armiqtë e lirisë dhe demokracisë është të tërhiqemi, ta pranojmë si fatin tonë të keq Edi Ramën dhe klikën e tij mafioze e cila me paratë e korrupsionit dhe të drogës dëshiron të diktojë përsëri zgjedhje sipas vullnetit të krimit dhe mafias dhe jo sipas vullnetit të qytetarëve shqiptarë.
Rruga tjetër, rruga që ju keni zgjedhur tash 38 ditë, rruga që unë jam zotuar para jush se nuk do t’i ndahem deri në fitore, është rruga e qëndresës, është rruga e vendosmërisë, rruga e përballjes, rruga e betejës.
Në këtë rrugë, ne kemi me vete faktet, kemi me vete të vërtetat, ne kemi me vete shpresën, aspiratën e çdo shqiptari për një Shqipëri të lirë nga krimi, për një Shqipëri të lirë nga korrupsioni, për një Shqipëri të lirë nga tirania e varfërisë, që ul kokat e prindërve para fëmijëve të tyre nga mëngjesi deri në darkë. Dhe kjo rrugë mund dhe do të kalojë vetëm përmes një shtegu: zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër, me një qeveri teknike, zgjedhje të standardit eruropian.
Ingranazheve të narkomafies shqiptare në qeveri, në media dhe në lobingjet ndërkombëtare dua t’u jap sot një mesazh të qartë: Për këtë betejë, për këtë kauzë, kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e largimit të krimit nga politika, kauzën e luftës pa kompromis kundër drogës, ky shesh, kjo agorë, Partia Demokratike, Lulzim Basha dhe gjithë shqiptarët e ndershëm, PO, kanë marrë  mbështetje totale në Uashington!
Dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka një dhe vetëm një synim, Shqipërinë e standardit europian, Shqipërinë e standardit euroatlantik, asgjë më pak nuk do të pranojmë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Ndaj me dashamirësi dhe mirënjohje ndaj miqve që na mbështesin pa kushte, me mirëkuptim dhe durim ndaj miqve që kanë akoma nevojë të sqarohen e të kuptojnë surratin e vërtetë të mafias shqiptare, dhe pa asnjë milimetër tërheqje para çdokujt që ka vendosur para interesave të shqiptarëve interesin e xhepit të vet, ju them që; nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje.
Nuk do të pranojmë zgjedhje me standard më të ulët sesa miqtë tanë kërkojnë dhe kanë për qytetarët e tyre. Kjo nuk është beteja e radhës, kjo nuk është beteja dosido, kjo është beteja e betejave për Republikën e Re, për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë euroatlantike.
Ndaj nuk ka dhe nuk mund të ketë tërheqje.
Sepse tërheqje do të thotë rënie e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sepse tërheqje apo dremitje para krimit që bën ligjin do të thotë rënie e Shqipërisë së lirë nga krimi.
Sepse tërheqje do të thotë Shqipëri republikë e drogës.
Ndaj nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje, do të ketë vetëm luftë të vendosur deri në fitore, deri në Republikën e Re, deri në zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Edi Ramën Kryeministër.
Ky është vendimi i popullit tim dhe unë do t’i bindem deri në fitore.
Përfundon takimi i Bashës me krerët e PD: Protesta të përshkallëzohet, nuk ka tërheqje nga kërkesat e opozitës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët dhe sekretarët e degëve nëpër Shqipëri.
Burime nga selia blu u shprehën se gjatë takimit është diskutuar dhe është marrë vendimi se nuk do të ketë tërheqje nga kërkesat e opozitës.
“Nuk ka asnjë tërheqje nga objektivat e opozitës. Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Mobilizim total i të gjithë energjive për protestën”, kanë qenë vendimet e marra sot.
Nga ana e tyre, kryetaret e degëve të PD-së nëpër rreth kanë kërkuar përshkallëzimin e protestës.
 

Previous Post

Gjykata e Lartë shpall moskopetencë, ia delegon gjykimin e Armando Prengës Gjykatës së Kurbinit

Next Post

Përfundon takimi i Bashës me krerët e PD: Protesta të përshkallëzohet, nuk ka tërheqje nga kërkesat e opozitës

admin

admin

Next Post
Përfundon takimi i Bashës me krerët e PD: Protesta të përshkallëzohet, nuk ka tërheqje nga kërkesat e opozitës

Përfundon takimi i Bashës me krerët e PD: Protesta të përshkallëzohet, nuk ka tërheqje nga kërkesat e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.