• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Basha: Ka konsensus absolut për vijimin e protestës

admin by admin
27 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
INTERVISTA/ Basha: Ka konsensus absolut për vijimin e protestës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë dhënë gazetares Desada Metaj për “Opinion” është shprehur i palëkundur në qëndrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, për të mos hyrë në asnjë zgjedhje qofshin të pjesshme, lokale apo kombëtare, nëse nuk dorëhiqet qeveria aktuale dhe nuk krijohet një qeveri teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Po kështu Basha ka rrëzuar qasjen e disa mediave se administrata Trump nuk mbështet protestën e Partisë Demokratike.

Basha a mund të jini më i qartë në konfirmimin që keni marrë për vazhdimin e protestës suaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ka pasur deklarata dhe kundërdeklarata për atë çfarë keni biseduar në Departamentin e Shtetit.

Asnjë kundërdeklaratë. Unë jam shprehur fare qartë kur erdha nga Ëashingtoni. Nga Ëashingtoni erdha me tre mesazhe. Mesazhi i parë është një mesazh përgëzimi për qytetarët shqiptarë për këtë lëvizje kombëtare, paqësore demokratike për një kauzë të madhe siç është kauza e lirisë, kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Mesazhi i dytë është falenderimi që shqiptarët të bashkuar të emancipuar nga frika e krimit dhe një qeverisje të bërë njësh me krimin po bëjnë detyrën e tyre në një front të gjerë ku luftohet për lirinë. Ku liria është e kërcënuar nga krimi i organizuar nga tirania, nga terrorizmi nga keqqeverisja dhe këtu në këtë pjesë të frontit kërcënohet nga keqqeverisja, nga krimi i organizuar nga droga dhe këto dy komponentë lidhen fare mirë me rrezikun terrorist që i kanoset sot botës së civilizuar, Shteteve të Bashkuara në tërësi.

Prandaj është një falenderim që shqiptarët me qëndresën e tyre, me vendosmërinë e tyre për të luftuar për liri bëhen pjesë e këtij fronti të lirisë.

Dhe mesazhi i tretë është mbështetja totale nga Partia Republikane dhe në veçanti nga stafi fitues i fushatës presidenciale të Donald Trump për fushatën e ardhshme të Partisë Demokratike.

Do të kemi ekspertët e fushatës fituese të Presidentit Trump në krah të Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore që do të vijë menjëherë pasi të sigurojmë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, vetëm dhe përmes një qeverie teknike.

Megjithatë mbrëmë është shfaqur një deklaratë….

Nuk komentoj media nën presion qeveritar aq më pak me zëdhënësa me emra apo pa emra. Qëndrimi im është i qartë. Kam thënë dhe kam përsëritur dhe e përsëris sërish sot mesazhin që kam marrë nga Uashingtoni. Siç ma kanë dhënë ua kam dhënë edhe protestuesve në çadër. Kush shton apo heq nga qëndrimet e mia nuk e bën për hesapin tim por e bën për hesap të vet. Dhe unë nuk merrem me komente të atyre që bëjnë hesapet e tyre.

Qëndrimi im ka qenë i qartë. Nuk ka asnjë interferencë apo spinim mediatik apo të çfarëdollojshëm që të më heqë asnjë presje apo pikë nga ato që them.

Po për letrën që ka mbërritur nga një zyrtar i lartë i zonjës Merkel…Ku ndër të tjera thuhet që pas votimit që është bërë për reformën në Drejtësi duhet që bashkëpunimi të vazhdojë edhe për çështjen e zgjedhjeve…

Shqetësim shumë, shumë i madh për zgjedhjet Dhe ky është kontribut i një aleati me një kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë Europiane, Gjermanisë, dhe partisë tonë simotër CDU-së dhe grupit parlamentar CDU-SDU. Absolutisht që ky rezultat vjen si pasojë e njohjes së thellë të problematikës. Denoncimit të kësaj problematike pak metra më tej të z. Krishbaum, mohimit dhe fshehjes së kësaj problematike nga kryeministri disa ditë para se të shkonte te Kancelarja e cila po kështu përsëriti qartësisht problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Problemi pra është përtej diskutimit. Në çdo deklaratë që është bërë qoftë përfaqësuesit të Amerikës në Tiranë, problematika është ajo që themi dhe që konstatojmë ne. Ne na takon të japim rrugën e zgjidhjes. Dhe ne kemi parashtruar me qytetarët shqiptarë të vetmen rrugëzgjidhje që ka mbetur që është rruga e qeverisë teknike. Shqetësimi për bojkotin parlamentar dhe mos regjistrimi në zgjedhje është shqetësimi i miqve që duan që kjo të kakojë me sa më pak kosto për Shqipërinë. Unë e mirëkuptoj këtë shqetësim por dua të përsëris nëpërmjet dritares së “Opinion” për qytetarët shqiptarë siç kam infirmuar miqtë në Ëashington që do ti informoj edhe në qendrat e tjera të politikbërjes në Evropë që kjo nuk është dëshira jonë, nuk është zgjedhja jonë. Jemi të detyruar drejt kësaj mase ekstreme pikërisht për të detyruar qeverinë të mos shkatërrojë tullën e fundit të demokracisë dhe destabilitetit të bashkëjetesës demokratike që janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Kemi dhënë një zgjidhje të ndershme për të gjitha palët. Në momentin që kjo zgjidhje ekzekutohett Partia Demokratike dhe aleatët sigurisht do ti japin fund bojkotit në parlamenmt dhe do të marrin pjesë në procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm me qeveri teknike që garanton kushtet. Këto nuk varen sërish nga unë. Varet kur do ti thërrasë mendjes Edi Rama, kur do të hapë veshët të dëgjojë qytetarët. Rrugë pas nuk ka dhe nuk ka për të pasur.

Pas takimeve ju keni mbledhur edhe grupin tuaj të afërt dhe grupin parlamentar. Ka pasur zëra kritike për protestën?

Asnjë zë kritik. Mbështetje totale nga grupi parlamentar, nga kryesia e Partisë, nga kolegji i kryetarëve të Partisë dhe nga aleanca nga i gjithë koalicioni opozitar që sot ka dalë me një deklarate me shkrim.

Është e vërtetë që pas kthimit tuaj nga Amerika, Partia Demokratike ka ndezur motorët e zgjedhjeve edhe në rrethe për zgjedhjet e Qershorit? Pasi deri tani dukej se të gjitha energjitë ishin projektuar te Çadra e Lirisë.

Jo, Ne kemi ndezur motorët e kontaktit me bazën. Në veçanti me qytetarët me forumet e ngritura për zgjedhje të lira që janë formuar prej dy javësh dhe funksionojnë pikërisht në kuadër të betejës qytetare për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ka një kohë për zgjedhje dhe kjo kohë po afron por tani është koha të përfundojnë me sukses betejën e nisur me 18 shkurt e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim, vetëm qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë alternativë tjetër nuk garanton votën e shqiptarëve dhe ne do të këmbëngulim për ti dalë më sukses kësaj beteje.

Mendoni se në një farë mënyre përdorja e energjive këtu ndoshta e ka humbur paksa vigjilencën e Partisë Demokratike për të organizuar strukturat nëse zgjedhjet do të jenë në qershor?

Strukturat janë tërësisht të mobilizuara, vigjilente, Është pjesë e suksesit të kësaj proteste gatishmëria edhe potenciali Partisë Demokratike, i aleatëve por edhe i qytetarëve për ti qëndruar, Ndaj kush që shqetësohet për potencialin e Partisë Demokratike dua ti them dhe ta siguroj sot që Partia Demokratike është gati për fitore. Sigurisht me një garë të ndershme në zgjedhje të ndershme me një qeveri teknike.

Do të merrni pjesë në zgjedhje për Bashkinë e Kavajës?

Sigurisht që pa këto kushte nuk mund të bëhet fjalë për asnjë proces të rregullt zgjedhor qoftë ky i pjesshëm lokal apo për zgjedhje të përgjithshme.

Atëherë Kavajën do ta keni të humbur sa kohë…

Kavajën nuk do ja dorëzojmë krimit. Për këtë të siguroj.

Previous Post

Horoskopi, 28 Mars 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Falja e borxheve tatimore dhe doganore, afat deri në dhjetor

admin

admin

Next Post
Falja e borxheve tatimore dhe doganore, afat deri në dhjetor

Falja e borxheve tatimore dhe doganore, afat deri në dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.