Gjykata e Lartë i delegon çështjen e konfliktit të Armando Prengës me familjen Cali, Gjykatës së Kurbinit.
Gjatë seancës së sotme, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për Armando Prengën, duke e transferuar çështjen në Gjykatën e Kurbinit. Mësohet se pas dorëzimit të mandatit, Prenga nuk mund të gjykohet më në Gjykatën e Lartë.
Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit në fund të muajit shkurt.
Prenga është në një konflikt me familjen Cali në Lezhë, për lagunën e Patokut.
Pak kohë më parë pjesëtarë të familjes Cali nuk tërhiqen nga akuzat e tyre ndaj deputetit socialist Armando Prenga. Gjok Cali ka thënë para togave të zeza të Gjykatës së Lartë, se ne konfliktin e dy viteve me parë, deputeti kishte qëlluar me armë në drejtim të tij, por plumbi nuk e kishte kapur dhe më pas e kishte goditur me qytën e pistoletës.











