Tre persona janë dërguar në spital në Islington, në Londër, pasi një makinë u nis me shpejtësi drejt këmbësorëve dhe filloi t’i përplaste.
Ngjarja, ku këmbësorët u shtypën nga autori i sulmit, ndodhi rreth orës 23.00 të mbrëmjes së kaluar.
Burime nga policia kanë konfirmuar se dy thika janë gjetur në vendin e ngjarjes në Essex Road , ndërkohë që zona mbetet ende e bllokuar, raporton “Daily Star”.
Një dëshmitar e përshkroi atë si “kaos absolut”, ndërsa një tjetër tha se të plagosurit “ishin në gjendje të rëndë “.
Një zëdhënës i policisë metropolitane tha se katër djem të rinj janë arrestuar në lidhje me incidentin.











