Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një “lajmërim të rëndësishëm” në “Facebook”. Ky “lajmërim” ka të bëjë me një ndryshim për komunikimin tij javor, e thënë ndryshe “të folurit me vete”.
Ndërsa çdo të diel ky monolog është ndjekur në orën 17:00, sot Rama ka vendosur të ndryshojë orarin, duke lajmëruar se komunikimi do të jetë një orë me vonë se zakonisht.
“Komunikimi Javor sot e në vazhdim çdo të diel do të jetë në orën 18.00. Faleminderit”, shkruan ai.
Ky “ndryshim orari” nuk ju ka shpëtuar ironive.












