Ambientet e brendshme të kalasë së Tiranës po mbulohen me beton dhe besohet se ajo cfarë po ndërtohet është një pishinë. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar disa foto ku shihet qartë se po punohet.

“Mirela Kumbaro – godet sërish! Betonizohet kalaja e Tiranës e cila, brenda mureve është shpallur Zonë Arkeologjike!!! Shihni dhe gjykoni vetë mbi masakrën e re që po zhvillohet në mes të Kryeqytetit në një zonë arkeologjike A, ende të pagërmuar”, – shkruan në Facebook Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.Droni.al












