Ish-ministri Saimir Tahiri i dorëzoi detyrën ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj sot pasdite. Të dy qëndruan në zyrë duke shfletuar dokumenta ndërsa një fotograf zyrtar shkrepi një foto nga momenti i shkëmbimit të postit.
Gjatë takimit Tahiri e njohu ministrin Xhafaj me arritjet e MPB-së dhe strukturave në varësi, si dhe diskutuan mbi planin e punës e prioritetet në vijim, sipas njoftimit zyrtar.
Marrja në dorëzim e ministrisë nga Xhafaj u bë në një orar jonormal për akte të tilla zyrtare.












