• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prona e grabitur nga komunizmi duhet t’u kthehet 100% pronarëve të ligjshëm

admin by admin
24 March, 2017
in Politika
0
Prona e grabitur nga komunizmi duhet t’u kthehet 100% pronarëve të ligjshëm
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paraditen e 35-të​ në sheshin e lirisë, në qëndresën për zgjedhje të lira e të ndershme, qytetarët diskutuan rreth problemit të vazhdueshëm të pronave në Shqipëri. Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i grupit parlamentar demokrat, bashkëbisedoi me pronarë të shpronësuar nga periudha e komunizmit, të cilët ende sot nuk i kanë zgjidhur problemet me pronat.

Familjet e pronarëve, të shpronësuar nga periudha e diktaturës, treguan eksperiencën e tyre ndër vite të fatit të pronave të tyre. E drejta e pronës, e barabartë me atë të jetës, i është mohuar prej vitesh pronarëve të cilët ende nuk janë shpërblyer apo kompensuar me ardhjen e demokracisë.

Kryefamiljari i familjes Plaku nga Konispoli i Sarandës tregoi për persekutimin e vuajtur gjatë komunizmit, të cilit demokracia nuk i ktheu atë cfarë i takonte.

 “Në ’90 e mirëpritëm demokracinë por për fatin e keq, ajo pronë neve nuk na është kthyer akoma sot, përjashtuar një shtëpi e cila i ka shërbyer zonës si shkollë. Pronë e vënë me djersën e ballit e duke u kujdesur deri tek kokrra e fundit e ullirit. Gjëra të vogla të cilat familjen tonë e kanë goditur shumë rëndë. Babai im ka kontribuar në luftën nacional clirimtare”.

Gazmend Bardhi tha se edhe Partia Demorkatike, në 8 vitet në pushtet, nuk e zgjidhi dot përfundimisht problemin e pronave, megjithë bilancin, edhe pse cështja e pronave u trajtua. Qeveria e sotme, ashtu si edhe në periudhën 98-2005 kur socialistët ishin në pushtet, nuk ka bërë asgjë, nuk ka zgjidhur asnjë rast. Sot, ai ligj, pavarësisht premtimeve elektorale të Kryeministrit, mbetet ende një ligj i papërfunduar dhe i kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Është e vërtetë që ne kemi qenë 8 vite në qeveri dhe për fat të keq nuk arritëm të zgjidhnim problemin e pronës. Dhe një nga arsyet themelore që ka ndikuar në moszgjidhjen përfundimtare të kësaj cështjeje ka qenë vendimi politik për t’i kthyer 100% pronën qytetarëve shqiptarë. Sigurisht ne mund të kishim zgjedhur modelin rumun që  e kthente pronën vetëm në 20% të masës që ishte shpronësuar gjatë regjimit komunist por vendimi politik ishte që prona e marrë dhe e grabitur nga komunizmi, duhet t’u kthehej 100% pronarëve të ligjshëm. Sepse e drejta e pronës ka të njejtën vlerë si e drejta e jetës dhe si e tillë as nuk mund të merret dhe as nuk mund të mohohet”, tha Bardhi.

Teuta Kalakula nga Durrësi tregoi se si kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pa njoftim dhe paralajmërim, i dhunoi pronën përmes një firme private.

“Në janar të 2016, lali Eri na dhunon pronën pa na njoftuar dhe pa na marrë leje. Ne hodhëm në gjyq Bashkinë dhe firmën FUSHA SHPK, firmën aktuale që kryen punimet. Por gjykimi ndërpritet sepse ata që kanë marrë lejen nuk vijnë në gjyq, ashtu si edhe Bashkia nuk vjen në gjyq. Prona dhunohet, pa njoftim dhe as nuk na dëmshpërblejnë”.

Gazmend Bardhi tha se kabineti “Rama” e nisi me shpronësimin e pronarëve të ligjshëm dhe përfundoi me zgjidhje, ku pronarëve të cilëve iu mohua e drejta e pronës për 45 vjet, sot, i propozohet vetëm kompensim i pjesshëm.

“Qeveria pronarëve i propozoi një të dhjetën e cmimit real që prona ka sot. Kjo u kundërshtua nga pronarët gjatë draftimit të ligjit dhe sigurisht u mbështet edhe nga Partia Demokratike. Pronarët kanë të drejtë të marrin pronën e tyre 100%”.

Ligji i kabinetit ‘Rama’ propozon për pronarët atë cka mund të quhet si një shpronësim i dytë.

“Rama propozon që kur prona të ishte e lirë, të mos ia kthente pronarit, por t’a kalonte atë në fond shtetëror dhe t’ju shpërblente apo kthente atë pjesë të pronës që korrespondonte me vlerën e pronës në vitin ’45 kur ua mori Enver Hoxha”.

Hamdi Kaziu, ish i burgosur politik me 4 vetë të arrestuar në shtepi, tregon se si persekutimi i periudhës së komunizmit, i rikthehet në formë terrori në kohë demokracie.

“Ajo që më sjell mua këtu është terrori që është bërë këto 4 vjet. Mua më kanë shembur shtëpinë me leje ndërtimi, me pronë të vitit ’33. Erdhën të shembnin shpinë të armatosur deri në dhëmbë. Më rrethuan dhe më kërcënuan se do më shoqëronin në rajon. Gruaja ime, me tre të pushkatuar në shtepi, që ka punuar 40 vjet në kombinatin e tekstilit, sot nuk ka vend ku fle. Ngjit me mua është një pallat i 12 komunistave deputetë. Pallat i paligjshëm. Pse nuk e shembin atë dhe shembin shtëpinë time e cila ka leje, projekt dhe cdo dokument tjetër”.

Gazmend Bardhi tha se edhe për shkak të gabimeve të periudhës kur pushtetin e kishin demokratët, problem i pronave nuk u zgjidh në mënyrë përfundimtare. Ju kërkojmë ndjesë për këtë – tha Bardhi. Sot për arsye jo legjitime, për vonesa të shkaktuara nga shkelja e të drejtës themelore të pronës, Rama ktheu formulën e komunizmit dhe qeverisjes në diktaturë që bënte shpronësimin e pronarëve të ligjshëm.

Previous Post

EMRAT/ Maskat grabisin një automjet në rrugë, arrestohen dy të dyshuarit

Next Post

Lulzim Basha zbardh vizitën në SHBA, sot në 18:00 live nga Washingtoni në VOA

admin

admin

Next Post
Lulzim Basha zbardh vizitën në SHBA, sot në 18:00 live nga Washingtoni në VOA

Lulzim Basha zbardh vizitën në SHBA, sot në 18:00 live nga Washingtoni në VOA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.