Një peshkarexhë ka gjetur mbetjet e një skafi mes Karaburunit dhe Sazanit në Vlorë.
Mësohet se mbetjet e skafit kanë rënë rrjetat e peshkatarëve gjatë ditës së djeshme të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë kufitare.
Pas këqyrjes së mbetjeve të skafit, policia kufitare konstatoi se mjeti kishte të dhëna italiane, ndërsa dyshohet se i përket një shtetasi italian që rrezikoi të mbytej para disa ditësh.
Policia shqiptare ka marrë kontakt edhe me homologet italianë të “Guardia di Finanza”-s të cilët kanë konfirmuar se behet fjalë për një mjet italian.











