Kampionia e keçit, Saraya-Jade Bevis është bërë protagoniste e një skandali për shkak të disa videove me përmbajtje erotike që janë publikuar në rrjetet sociale. Dy herë kampionia e keçit shfaqet në momente intime me dy keçistë të tjerë, konkretisht me Xavier Woods dhe Brad Maddox.
Në një video të publikuar on-line, Saraya-Jade Bevis shfaqet teksa performon vetëm me një lodër seksuale, në një tjetër duke bërë seks oral, ndërsa në të paktën 3 video shihet teksa bën seks me meshkuj.
Vetë keçistja 24-vjecare ka konfirmuar se ajo është viktimë e një videoje seksi që është postuar online së fundmi.
“Fotografi private dhe personale të miat janë vjedhur dhe fatkeqësisht janë shpërndarë në publik pa pëlqimin tim”, ka shkruar britanikja në Twitter.
Aktualisht Bevis është e fejuar dhe mendohet se skandali do t’i shkatërrojë jetën personale dhe profesionale.












