Depo të mëdha, që dikur kanë shërbyer si depo të rezervave të shtetit, në Skrapar, janë shndërruar në magazina droge.
Më e fundit është zbuluar në fshatin Lapan, Skrapar.
Mësohet se, “në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, është zbuluar një magazinë me rreth 1 ton kanabis, në fshatin Lapan, qarku Berat”.
Hetimi po vijojnë, sepse ende nuk ka ndonjë emër personi të mundshëm, të dyshuar si pronar i kësaj sasie droge.











