Foto, Seanca e sotme e Kuvendit
Seanca e sotme plenare e kuvendit, pritet që të kalojë në proces votimi, dekretet e Presidentit, për shkarkimet dhe emërimet e 4 ministrave. Ndërsa seanca ka filluar, vërehet se pesë deputetët e PDIU-së nuk janë prezentë në sallë duke paralajmëruar një mospjesëmarrje të mundshme në votimin e ministrave.
Seanca nisi në orën 10: 50 minuta nën drejtimin e Valentina Leskajt dhe në seancë, momentalisht nuk janë të pranishëm as kryetari i Kuvendit Ilir Meta, as ministrat e LSI-së, as kryeministri, vetëm ministret, Mimi Kodheli dhe Ermonela Felaj dhe Lindita Nikolla e Eglantina Gjermeni.
Ndërkohë opozita e ka bojkotuar seancën.
Mësohet se kreu i PDIU-së ka paralajëmruar argumentimin e qëndrimit politik të kësaj partie, gjatë një deklarate.
Mësohet gjithashtu se deputetët e PDIU-së janë në një aktivitet për çamët, aktivitet që besohet të jetë sajuar kastile, për të “justifikuar” mospjesëmarrjen në procesin e votimit të ministrave.
Disa ditë më parë PDIU tha se marrëveshja për koalicionin është respektuar vetëm 1%
Sot në rend të ditës është caktuar emërimi i Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, të Ogerta Manastirliut në postin e ministrit të Shëndetësisë, të Eduard Shalsit në ate te ministrit të Cështjeve Vendore dhe të Olta Xhackës në postin e ministrit të Mireqenies Sociale dhe Rinisë.
Krahas tyre, seanca do të votoje dhe dekretet e shkarkimit të katër ministrave që lëne detyrën: Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqja nga ai i Shëndetësisë; Bledi Çuçi nga posti i ministrit te Çështjeve Vendore dhe Blendi Klosi nga ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Seanca e sotme do te zhvillohet serish pa opozitën, e cila prej me shume se një muaji vijon të bojkotojë parlamentin duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qe do te mbahen nga je qeveri teknike.












