Sinkronizimi i sulmeve pas fjalimit të Ben Blushit në Kuvend, herë nga Erion Brace, herë nga Eduard Shalësi, dhe herë nga Linidita Nikolla, provokoi një reagim dhe akuzë të rëndë të kreut të LIBRA-s, ndaj ministres së Arsimit.
“Ti je një injorante. Të të vij turp, ti je e vetmja ministre nga qindra në historinë e shtetit shqiptar, që ke dërguar bodiguardin për të marrë 3 mijë euro korrupsioni, për një vend pune. Ti e di mirë këtë sepse ai sot është në burg. Turp të vij edhe ty kryeministër që mban këtë ministre”, akuzoi Blushi.
Pas kësaj, ishte kryeministri që i doli në mbrojtje ministres, duke ju drejtuar Blushit me fjalët
“turp të kesh për fjalët që the për ministren Lindita Nikolla”.
DRONI.al












