Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish sot çadrës së protestës.
Duke sulmuar kryeministrin, për varfërinë dhe papunësinë që ka shkaktuar, ai përmendi se përpos premtimit për të hapur 300 mijë vende pune, përzuri 200 mijë shqiptarë nëpër rrugët e Europës.
Duke e etiketuar “Edi maska”, Berisha e akuzoi kryeministrin edhe për pastrim parash.
“Edi maska vendosi gruan në krye të bankës për të pastruar paratë. Ik sa më shpejt, se do të gjejmë kudo që të jesh”, u shpreh midis të tjerave Berisha.
DRONI.al











