Deputeti Ben Blushi tregoi pas një muaji zgjidhjen e gjëegjëzës që i kishte drejtuar Erion Braçes. Gjëegjëza ishte e tillë: “Unë kam një mace, ta fal ty, macja kafshon rastësisht Taulant Ballën, meqë ti e përkëdhel shumë. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti, apo macja?.
Sot, Ben Blushi tregoi me gisht nga Edi Rama dhe i tha Erjon Braçes: “Ky është macja! (duke treguar Edi Ramën) Dhe macja ju ka kafshuar të gjithëve juve!”.
Deputetët socialistë nuk lëvizën asnjë muskul në fytyrë. Vetëm Tom Doshi qeshi, ulur mes rreshtave të të majtës në Kuvend.
DRONI.al












